E Shtunë, 31 Tetor 2026

SAMITI I OHRIT

 

Në Ohër, më 2 dhe 3 Maj të këtij viti do të mbahet takimi i shefave të shteteve të Evropës Qëndrore, i 15-ti i tille qe zhvillohet periodikisht. Qëllimi i samitit është që në një atmosferë të kuptimit dhe respektit të dyanshëm të bisedohet për çështjet dhe dilemat me të cilat ballafaqohet ky rajon dhe më gjërë, në dhjetëvjecarin e parë të shekullit 21 si dhe formulimi i ideve të reja në funksion të stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik të Ballkanit dhe Evropës. Në takim marrin pjesë 18 presidentët e vendeve të Ballkanit dhe Evropës, ndërsa temat kryesore që do të diskutohet janë ardhmëria e përbashkët evropiane dhe perspektivat ekonomike dhe energjetike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›