GJERMANIA- INVESTIME
Bernd Borchard, vizita ne qytetet e vendit
"Gjermania, investime te rendesishme ne Shqiperi"
Gjermania do të mbetet një nga investitorët më të rëndësishëm për Shqipërinë, jo vetëm në fushën e energjetikës dhe ekonomisë por edhe në atë të kulturës, arsimit e shkencës. Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, gjatë takimeve në rajonin jugor të Shqipërisë ka premtuar investime ne sistemin energjetik në jug të vendit me dy hidrocentrale Bistrica 1 dhe 2, ndërtimin e rrjeteve shpërndarëse e nënstacioneve elektrike të Sarandës e Gjirokastrës që janë në përfundim e sipër si dhe një varg investimesh të tjera që po përgatiten të fillojnë nga zbatimi.
Ambasadori Gjerman në Shqipëri Bernard Borcard ka vizituaredhe qytetin e Korces.Ne Korce ai zhvilloi nje takim me pedagoge dhe studente te univesitetit "Fan.S.Noli" ku dhe prezantoi projektin per kerkim shkencore që dëshirojnë të bëjnë pedagogët e ketij universiteti në universitetet homologe të Gjermanisë.