MBROJTJA E LIRISE SE SHPREHJES
Shoqeria civile, ne mbrojtje te 3 te arrestuarve ne Vlore
Aktivisteve dhe perfaqesuesve te aleances per mbrojten e Gjirit te Vlores i jane bashkuar ambientaliste, analiste e gazetare te njohur ne vend. Andrea Stefani, Sazan Guri, Ardian Klosi, Mustafa Nano, Arian Cani, perfaqesues te Levizjes MJAFT etj, jane nisur nga Tirana drejt qytetit te Rrogozhines ku mbahen tre te burgosurit ne burgun e sigurise se larte e prej andej do te shkojne ne qytetin e Vlores. Synimi i tyre eshte solidarizimi me te gjithe protestuesit dhe mbi te gjitha me Aleancistet qe jane te burgosur qe nga e hena e javes se kaluar . Kete here thirrja e tyre nuk shkon thjesht per mosndertimin e veprave me baze nafte por me shkeljen e hapur qe po u behet te drejtave te qytetareve me burgosjen e tyre. Sipas tyre referendumi dhe e drejta e qytetareve te Vlores per te vendosur mbetet tani ne plan te dyte.
Ambienatlistet, opinionistet dhe gazetaret tashme do te njehsohen me popullin e thjeshte të qytetit të Vlorës per te mbrojtur te drejtat e tyre per te vendosur. Ata nuk pranojne te terhiqen por ne rast se te burgosurit nuk do te lirohen atehere e gjithe shoqeria sipas tyre duhet te nenshtrohet e te kuptojme se nuk jetojme me ne nje shtet demokratik.