Vllaznia premio ndaj Skenderbeut
Drejtuesit e presidences shkodrane duan te mbeshtesin me te gjitha format skuadren ne perballjen ndaj Skenderbeut. Pavaresisht se askush ne klubin shkodran nuk ben te ditur me shuma ate qe ekipi mund te perfitoje ekstra ne rast te nje fitoreje perseri nga sa mesohet presidenti Fushaj po mendon te vere ne dispozicion te ekipit te tyre nje shume financiare si premio per te kete supersfide. Per shkodranet kjo pritet te jete sfida e vazhdimesise ne kete sezon dhe per kete interesimi dhe mbeshtetja e drejtuesve me te larte te skuadres do jete e larte. Me shume se kurre drejtuesit deshirojne qe para ketij takimi te kene prane tifozet e tyre te zjarrte.