Kreu i Tatimeve Afatet per rimbursimin e kasave
Sa para kane grumbulluar Tatimet dhe rimbursimi i 60 milione dollareve TVSH per biznesin. Vetem gjate periudhes se veres te ardhurat nga TVSH u rriten me 11 per qind. Per muajt qershor-shtator 2010 jane regjistruar 5.500 subjekte te reja dhe jane futur ne skemen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore 32.800 punonjes.
Viti qe po mbyllet eshte cilesuar si viti me i veshtire fiskal. Sa ka ndikuar kriza ne te ardhurat tatimore
Pavaresisht veshtiresive apo efekteve te krizes globale administrata tatimore eshte angazhuar maksimalisht dhe ia ka dale qe te permbushe detyrimet e saj te percaktuara ne buxhet. Plani 9-mujor eshte realizuar ne masen 106 per qind ose e thene me thjeshte gjate kesaj periudhe jane mbledhur 120.3 miliarde leke. Kjo shifer eshte rreth 30 milione
dollare me e madhe se te ardhurat e mbledhura vjet ne te njejten periudhe. Pavaresisht se ju e cilesoni si vit te krizes une mund tju them se vetem gjate muajit shtator administrata tatimore ka arritur te mbledhe 13.4 miliarde leke shifer kjo 7.7 per qind me e larte se e vitit te kaluar. Pra vetem ne shtator ritmi i grumbullimit te te ardhurave eshte rritur nga 2.6 per qind ne nivel vjetor ne 7.7 per qind. Me nje llogaritje te thjeshte mund tju konfirmoj se vetem ne shtator jane mbledhur afersisht 9.6 milione dollare me shume se ne shtatorin e vitit te kaluar. Te gjithe treguesit e tjere konfirmojne kete rritje te te ardhurave tatimore. Si 9-mujor Tatimet kane grumbulluar 9.65 milione USD me shuma nga TVSH dhe rreth 2.8 milione USD me shume nga tatim fitimi. Vetem nga lojerat e fatit jane grumbulluar me shume se 1.6 milione dollare. Duhet te shtoj nga te dhenat paraprake qe ne kemi se edhe muaji tetor do te jete serish me tejkalim ne krahasim me tetorin e vitit 2009. Pra shifrat flasin me shume se gjithe argumentet e tjera. Dua te ndalem pak edhe te te ardhurat qe ne mbledhim per sigurimet shoqerore. Si 9-mujor jemi ne shifrat 35.7 miliarde leke. Ndersa duke bere krahasimin me vitin e kaluar kemi mbledhur 360 milione leke me shume. Vetem per muajin shtator jane mbledhur 53 per qind me shume se e njejta periudhe per vitin e kaluar. Te gjithe treguesit e mesiperm jane realizuar duke i dhene biznesit nje hapesire me te madhe per tu bere me i ndergjegjshem ne deklarimet dhe pagesat e tatimeve nepermjet deklarimit elektronik te formulareve te ndryshem tatimore. Ne marrim mesatarisht cdo muaj rreth 48 mije deklarata tatimore ne menyre elektronike. Dhe kjo eshte nje tjeter shifer qe konfirmon se biznesit po i krijohen perdite e me shume lehtesi nga organet tatimore.
Dakord shifrat tregojne se Tatimet e kane bere detyren e vet ne grumbullimin e te ardhurave por a kane qene po aq korrekte me rimbursimin e biznesit Behet fjale per rimbursimin e TVSH ngerc dhjeteravjecar i tatimeve me biznesin.
Rimbursimi eshte pjesa e reciprocitetit te marredhenieve fiskale mes shtetit dhe aktivitetit privat. Sigurisht qe rimbursimi i TVSH ka qene nje nder problemet me te veshtira dhe qe ka krijuar shpeshhere debate mes biznesit dhe tatimeve. Ne mendojme qe ndryshimet ligjore por edhe disponibiliteti i Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve i ka dhene kesaj marredhenie nje ngjyrim me pozitiv. Te kthehemi te shifrat se jane ato qe tregojne gjithcka. Gjate 9-mujorit te pare te 2010 administrata tatimore i ka kthyer biznesit rreth 6 miliarde leke ose rreth 60 milione USD ne formen e rimbursimit te TVSH. Duke e krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar shifra eshte gati tri here me e larte. Gjate vitit te kaluar jane rimbursuar gjithsej 22 milione USD. Kuptohet qe rimbursimi i TVSH eshte nje marredhenie qe ka gjithmone vend per permiresim por shifrat tregojne qarte se sot administrata tatimore eshte me afer biznesit ne kete pike.
Qeveria flet per nje bum turistik sa eshte pasqyruar rritja e ketij aktiviteti ne te ardhurat tatimore
Turizmi eshte dhe do te mbetet nje nga fushat me ndikimin te madh ne rritjen ekonomike te vendit. Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka nje angazhim te vecante gjate kesaj periudhe. Te dhenat e qershor-shtator 2010 tregojne qarte se bumi turistik eshte pasqyruar edhe ne rritjen e te ardhurave. Ne total ne kete periudhe kemi mbledhur 55.7 miliarde leke ose 557 milione USD te ardhura bruto shifer kjo qe duke u krahasuar me vitin e kaluar eshte 4.3 miliarde leke ose 43 milione USD me e madhe. Kjo shifer eshte e mbeshtetur ne te gjithe treguesit e tjere. Mbledhje e TVSH taksa qe tregon qarkullimin e mallrave gjate periudhe eshte rritur me 11.6 per qind. Tatim-Fitimi ka nje rritje prej 21.3 per qind. Kontributet e Sigurimeve Shoqerore jane mbledhur 5.8 per qind me shume. Ka nje shifer tjeter qe tregon rritjen e aktivitetit privat gjate periudhes se veres. Per muajt qershor-shtator 2010 jane regjistruar 5.500 subjekte te reja dhe jane futur ne skemen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore 32.800 punonjes keto kane ardhur edhe si rezultat i kontrolleve sistematike te administrates kunder informalitetit dhe punes se zeze.
Ka nje debat per vendosjen e kasave fiskale. Sa biznese kryejne aktualisht veprime me kasat fiskale dhe kur jane afatet e fundit te pajisjes me kasa
Dua te sqaroj qe ne fillim. Vendoja e kasave fiskale eshte nje proces qe i sherben ne radhe te pare vete biznesit per te barazuar kushtet e konkurrences se ndershme. Pra vendosja e kasave i ben bizneset te gjithe te barabarte para administrates tatimore. Ne radhe te dyte i sherben qytetareve. Duhet te jete e qarte per te gjithe qe nje mall qe blihet pa fature eshte nje mall qe perbush kushtet per shmangien e detyrimeve tatimore. Pra parate qe qytetaret paguajne ne cmimin e nje malli apo sherbimi nuk shkojne ne arken e shtetit. Vendosja e pajisjes fiskale eshte nje hap qe i sherben te gjitheve bizneseve qytetareve dhe sigurisht edhe administrates tatimore. Nga te dhenat e deritanishme duket se procesi i instalimit te pajisjeve fiskale vazhdon me ritme pozitive. Deri tani jane fiskalizuar mbi 20.600 pajisje fiskale dhe jane dhe 1.500 te tjera ne proces ne te gjithe vendin. Gjate diteve te fundit eshte testuar me sukses modeli i pajisjes fiskale per magazinat tatimore dhe doganore. Behet fjale per nje pajisje fiskale unike. Kjo pajisje do te transmetoje online ne serverin qendror te Tatimeve levizjen e ketyre produkteve ne sasi dhe vlere. Dhe kjo ne menyre direkte dhe per cdo dite. shte kjo pajisje qe do te garantoje transparence te plote ne qarkullimin e mallrave me akcize.
Sidoqofte ka pasur probleme me biznesin e vogel ne Tirane. A eshte shtyre afati i vendosjes se kasave
Dua te sqaroj se nuk ka shtyrje te afatit ligjor te instalimit te pajisjeve fiskale pervec atyre te percaktuara ne Vendimin e Keshillit te Ministrave Nr.781 date 14.11.2007 i ndryshuar. Ne kete proces nje rol te rendesishem po luan edhe bashkepunimi me USAID per sensibilizimin dhe informimin e biznesit te vogel per detyrimet e tyre ligjore nepermjet Programi i qeverisjes vendore ne Shqiperi. Ky program mbeshtet 10 bashki si Elbasani Fieri Korca Kukesi Lezha Pogradeci Shkodra etj. Nje tjeter afat eshte ai i rimbursimit te cmimit te blerjes se pajisjes fiskale. Dhe ketu u bej thirrje te gjithe tatimpaguesve te biznesit te vogel te cilet nuk e kane instaluar pajisjen fiskale te perfitojne nga rimbursimi duke aplikuar dhe instaluar pajisjen brenda dates 28.02.2011. Ky rimbursim vlen edhe per te gjithe ata tatimpagues te biznesit te vogel te cilet tashme kane instaluar pajisjen fiskale.
Ka disa reforma ne sistemin e grumbullimit te te ardhurave fiskale. Sa kane ndikuar kasat dhe menyrat e tjera te deklarimit elektronik ne uljen e evazionit
Lufta kunder korrupsionit dhe evazionit fiskal eshte sfida reale me te cilen ballafaqohet administrata tatimore sot. Ngushtimi me ligje i hapesirave per evazion ngritja dhe kualifikimi i posacem i strukturave per luften kunder tij kane cuar ne zvogelimin e informalitetit ne ekonomi dhe ngushtimin e hendekut tatimor. Ngritja dhe funksionimi i strukturave antikorrupsion brenda administrates tatimore largimi dhe ndeshkimi i punonjesve me premisa abuzive ka permiresuar klimen e besimit dhe bashkepunimit me tatimpaguesit. Kontrollet e vazhdueshme ndaj qarkullimit te mallrave pa fature punonjesve te padeklaruar mospajisjes dhe mosperdorimit te kases fiskale mosregjistrimit te aktiviteteve jane pjese e rendesishme e planeve te punes sone te perditshme.
Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka intensifikuar perpjekjet ne te gjithe komponentet perberes te aktivitetit te saj primar dhe mbeshtetes duke synuar modernizimin e funksioneve baze dhe permiresimeve legjislative. Ne te gjitha keto perpjekje te vazhdueshme per uljen e evazionit nje rol kryesor ka luajtur bashkepunimi i DPT-se me Projektin e Sfides se Mijevjecarit te USAID. Ne saje te ketij projekti ne arriten te implementojme deklarimin elektronik te formulareve tatimore. Kjo ka sjelle uljen e burokracive administrative ka reduktuar kohen qe biznesi kalonte ne zyrat e tatimeve dhe me kryesorja duke eliminuar hapesirat abuzive. Nje tjeter bashkepunim qe po shkon drejt aplikimit eshte ndertimi i nje programi aplikativ per menaxhimin e borxhit dhe te subjekteve debitore. Kjo pritet te kete impakt pozitiv per maksimizimin e mbledhjes se te ardhurave. Nga ana tjeter ne bashkepunim me USAID po realizohet krijimi i Qendres se Sherbimit per Tatimpaguesit per DRT Tirane dhe Drejtorine e Tatimpaguesve te Medhenj. Kjo qender do te ofroje sherbime te standardeve nderkombetare sherbime te cilat do te shtrihen ne te gjitha Drejtorite Tatimore Rajonale.