DER SPIEGEL: Heqja e lapidarit të UÇPMB-së ka rrezikuar dialogun

Forcat speciale serbe duke përdorur buldozerë kanë shkatërruar monumentin e UCPMB-së në Preshevë - Ky akt ka ngritur reagime të ashpra duke nxitur tensionet politike në rajon.
Gjeografikisht Presheva mes kufurit Kosovë-Serbi e banuar me shumicë shqiptare i takon Serbisë përkundër lidhjeve dirkete me Kosovën, shkruan revista e njohur gjermane “Der Spigel” në numrin e saj të fiundit ne shkrimin me titull: Serbi: Mijëra protestues kundër largimit të monumentit të UÇPMB-së (” Serbien: Tausende protestieren gegen Denkmal-Abriss”- UCPMB) e cila i dedikohet zhvillimeve te fundit neë Luginën e Preshvës.
Në Preshevë edhe mijëra njerëz marshuan paqësisht. Rasti tregon se situata e sigurisë ashtut e brishtë në rajonin edhe më shumë është tensionuar, pëse vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Për më shumë se dy muaj në rajon ka pasur mosmarrëveshjeve mes të serbëve dhe shqiptarëve për monumentin e UÇPMB-së. Të dielën e 20 janarit mbi 200 forca serbe interventuan për ta larguar lapidarin e UÇPMB-së Preshevë, ku eshte e paqartë se ku e kanë vendosur policia monumentin.
Për popullatën shqiptare në qytetin me mbi 35.000-banorë rezident, monumenti ishte shumë i rëndësishëm për shkak të meritave të ish-luftëtarëve. Në atë pllakë mermeri ishin të renditur emrat e ish- anëtarëve të njësisë rajonale guerile shqiptare UÇPMB-së të cilët u vranë gjatë luftimeve me forcat serbe në Luginën e Preshevës.
Pala serbe lapidarin e quan ilegal, çka Ministri Ivica Daçiç kishte përsëritur disa herë në intervista se ai nuk e justifikon që një monument kushtuar “terroristëve”, ka shrkuar “Der Spiegel”, duke ju referuar mediave serebe. Një ultimatum nga Ministria e Drejtësisë për prishjen kishte skaduar. “Serbia ka treguar durim të gjatë të mjaftueshme,” tha Daçic pas prishjes. “Por ne kemi bërë të qartë edhe se ligjet duhet të respektohen dhe askush nuk është më e fortë se qeveveria”.
Qeveria e Kosovës e sheh veprimin si një goditje ndaj bisedimeve të paqes me Beogradin. Në një deklaratë, ai thotë: “Ky veprim nga ana e qeverisë serbe seriozisht rrezikuar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.”, shkruan “Presheva Jonë” duke ju referuar revistës gjemrane “Der Spiegel”
Javën e kaluar, kyreminsitrat e të dy vendeve ishtin takuar për bisedime dypalëshe në Bruksel. Në takim, i cili u ndoq edhe nga BE si ndërmjetëse, kjo ishte e gjitha në lidhje me të ardhmen e Kosovës, në vecanti për Veriun e Kosovës të popullur me serbë. Në vitin 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, 98 vende e kanë njohur shtetin e ri deri më tani. Serbia refuzon të pranojë ende pavarësinë e Kosovës, thuhet në fund të shkrimit të revistës gjemrane “Der Spiegle” dedikuar zhvillimeve të fundit në Luginën e Preshevës./Indeksonline/