E Diel, 1 Nëntor 2026

Kokaina drejtuesi i grupit u largua para se droga te kapej

05/11/2010Biznesmeni D. B. fshihet ne nje shtet fqinj. Per dy korrieret sot masa e sigurise

TIRANE-Dy te arrestuarit e operacionit Kontinieri Latin Ergys Salku dhe Eduart Pelushi nuk jane porositesit e vertete te sasise prej 8 kg kokaine e transportuar nga Bolivia por ne kete ceshtje ata kane rolin e korrierit. Nga hetimet paraprake rezulton se personi qe ka blere lenden narkotike eshte biznesmeni me inicialet D.B. Mesohet se ky i fundit ka rene ne kontakt me disa persona qe kane aktivitet kriminal ne qytetin e Santa Cruz duke blere lenden narkotike dhe me pas njerez te autorizuar prej tij e kane fshehur ne kontinierin e mbushur me oriz. Sipas burimeve prane Prokurorise se Krimeve te Renda kontinieri ka pershkuar ne rruge detare mijera kilometra dhe se diten e shtune ai ka mberritur ne portin e Durresit. Pasi ka qendruar disa dite ne terminalin e portit biznesmeni me inicialet D.B ka telefonuar nga jashte shtetit personin e arrestuar Eduart Pelushi ku i ka kerkuar ketij te fundit qe te udhetonte ne drejtim te Durresit me qellim kryerjen e procedurave te zhdoganimit te nje kontinieri me oriz si dhe transportimin e tij ne drejtim te disa magazinave qe ndodhen ne zonen e Yzberishtit ne kryeqytet. Urdhrit te D.B i jane bindur dy personat e arrestuar nga policia te cilet pasi kane kryer zhdoganimin e mallit se bashku me kontinierin jane nisur ne drejtim te Tiranes ku dhe jane ndaluar nga policia. Nderkohe qe per sa i perket veprimtarise kriminale te biznesmenit D.B dhe arrestimit te tij mesohet se ky i fundit eshte larguar nga Shqiperia para se kontinieri me droge te vinte ne portin e Durresit. Sipas burimeve prane organit te akuzes levizjet jashte shtetit te organizatorit te ketij trafiku jane kryer me qellim duke i paraprire nje problemi te tille. Burimet shtojne se nepermjet ketyre udhetimeve biznesmeni D.B ka shume arsye per te ngritur alibi gjate fazes se gjykimit. Aktualisht nje grup pune i ngritur posacerisht per kete ceshtje po punon me qellim identifikimin e personave te tjere qe jane implikuar ne kete rrjet teper te sofistikuar trafiku nderkohe biznesmeni D.B eshte shpallur ne kerkim nderkombetar. Prokuroret thone se sipas te dhenave qe ata kane marre nga sistemi TIMS ai ka udhetuar ne nje nga qytetet e vendeve fqinje por per arsye hetimore burimet nuk pranojne te bejne publik emrin e qytetit. Lidhur me kete ngjarje jane njoftuar oficeret e kontaktit dhe te Interpolit me qellim kryerjen e veprimeve hetimore per lokalizimin arrestimin dhe me pas ekstradimin drejt Shqiperise te shtetasit me inicialet D.B. Nderkohe qe ndaj dy te arrestuarve Ergys Salku dhe biznesmenit Eduart Pelushi sot Gjykata per Krime te Renda do vleresoje masen e arrestit. Burimet thane se e njejta procedure do ndiqet edhe ndaj shtetasit te shpallur ne kerkim.

Akuza ska dekonspirim

Prokuroria per Krime te Renda hodhi poshte zerat e nje dekonspirimi te mundshem te operacionit te koduar Kontinieri Latin. Sipas hetuesve nuk ka pasur asnje rrjedhje informacioni pasi dy personat e arrestuar jane kapur ne flagrance duke mos pasur asnje mundesi ti shmangen policise. Operacioni eshte ndjekur hap pas hapi qe nga ardhja e kontinierit ne portin e Durresit dhe derisa malli eshte strehuar ne magazinat e nje pallati ne zonen e Yzberishtit. Droga prej 8 kg eshte sasia e dyte me kokainen qe eshte bllokuar ne vend.

Holanda SOS Shqiperise

Kane qene holandezet ata qe te paret dhane sinjalin SOS per Prokurorine shqiptare. Nga keqyrja e kontiniereve me skaner dhe qente nuhates autoritetet ne portin e Roderdamit kane mundur te pikasin se ne kontinierin e mbushur me oriz ndodhej e strehuar dhe nje pako e dyshimte. Kete dyshim ata e kane shuar kur brenda kontinierit kane futur nje qen nuhates droge i cili me sjelljen e tij u ka konfirmuar se brenda kontinierit ndodhej nje sasi e caktuar lende narkotike. Per gati nje muaj ata kane mbajtur kontakte te vazhdueshme me akuzen shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›