E Shtunë, 31 Tetor 2026

DIBER/ Policia ne gatishmeri per festat

DIBER - Efektivat e policise ne Qarkun e Dibres kane shtuar masat e sigurise ne prag te festave te fundvitit. Burime te sigurta informacioni saktesojne se Drejtoria e Policise se Qarkut Diber dhe komisariatet e Policise Burrel Bulqize e Peshkopi kane hartuar plane te qarta masash per sigurimin e akseve rrugore mbajtjen e qetesise dhe rendit sidomos ne qytet si dhe sigurimin e objekteve te rendesise se vecante. Patrulla te Policise Rrugore te te tre komisariateve levizin ne cdo kohe te dites dhe nates nga Miloti deri ne Peshkopi duke parandaluar cdo grabitje te mundshme dhe duke porositur drejtuesit e mjeteve te bejne kujdes ne disa akse rrugore problematike. Te gjitha keto masa shtese vijne per shkak te kthimit te emigranteve ne atdhe rritjes se numrit te makinave qe levizin ne akset rrugore si dhe mendohet se mund te rikthehen ne vendlindje kontingjente te policise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›