ORIKUM/ Banoret Per tokat bojkot zgjedhjeve
ORIKUM - Banoret e Orikumit dhe disa fshatrave perreth ngrihen serish ne protesta kete here duke kercenuar se nese nuk zgjidhet ceshtja e pronave do te bojkotojne zgjedhjet lokale. Madje ata kane shkuar me tej duke thene se nuk do te dergojne femijet e tyre ne shkolle cka sipas tyre do te sjelle mbylljen e shkollave. Banore te Dukatit Orikumit Radhimes dhe Tragjasit kane protestuar dje ne qender te qytezes se Orikumit duke theksuar se do te vazhdojne te kembengulin per kete ceshtje. Me banderola ne duar thane se ne kete menyre po i bejme me dije qeverise se ne nuk do te pushojme deri ne zgjidhjen perfundimtare te marrjes se tokave tona. I kemi treguar qeverise dhe ministrit Basha se nuk kemi frike nga policia. Sipas tyre protestat do te vazhdojne ne fillim te vitit tjeter. q.b