E Shtunë, 31 Tetor 2026

DURRES/ Peson rritje cmimi i biletave

DURRES - Fundviti ne qytetin e Durresit pervecse ka sjelle nje rritje te ndjeshme te produkteve ushqimore ka njohur edhe nje rritje te cmimit te biletave te autobuseve dhe furgoneve te linjes interurbane Durres - Tirane dhe ananasjelltas. Prej nje jave qytetaret nuk paguajne me 100 leke per udhetimin me furgon dhe autobus por perkatesisht 150 leke dhe 130 leke. Nga ana e tyre qytetaret reagojne duke u shprehur se duhet te jene prezente kontrollet nga institucionet perkatese per te mos lejuar kete lloj abuzimi. Nga ana e shofereve rritja e cmimit te udhetimit nuk ka si justifikim rritjen e cmimit te karburantit por fitimet e pakta qe u ofron kjo pune. Me shume cmimi rendon mbi kategorine e studenteve qe nisen nga Durresi drejt kryeqytetit ose e kunderta. l.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›