Konispol festohet 100-vjetori i hapjes se shkolles shqipe
SARANDE - Festohet 100-vjetori i hapjes se shkolles se pare shqipe ne Konispol. Ne nje feste e vecante te ketij pervjetori u mblodhen bashke vendas dhe te ftuar ne qytezen kufitare te vendit. Mjediset jashte dhe brenda ne shkollen 9-vjecare dhe te mesme Bido Sejko ne qytetin e Konispolit kishin dje nje pamje te ndryshme nga ditet e zakonshme. Vizitore te shumte nga te gjitha brezat ish-mesues dhe te ftuar vendas dhe te ardhur nga qytete te tjera te vendit i beri bashke nje takim i vecante ai i perkujtimit te 1 shekulli mesim ne gjuhen shqipe. Fillimisht e ka marre fjalen kryetari i Bashkise se Konsipolit Petrit Mullai i cili falenderoi gjithe pjesemarresit ne kete feste te pazakonte. Astrit Tatari drejtori i shkolles Bido Sejko i njohu te pranishmit me historikun e viteve 1910 ku u priten nxenes te etur per dije nga e gjithe zona. Ndersa drejtoresha e Zyres Arsimore Lina Vaso ne fjalen e vet ka vleresuar arritjet nder vite ne shkollen e Konispolit. Ajo ka shperndare gjithashtu per ish-mesues me pervoje certifikata mirenjohjeje dhene nga Zyra Arsimore. Ne kete ceremoni ishin te ftuar dhe perfaqesues te shkolles Ilmi Rakovica te Prishtines. Mesimi i gjuhes shqipe ne Konispol ka nisur ne ilegalitet ne vitet e para te shekullit te XX nga mesuesit e patriotet Rushit Dine Halili dhe Hafiz Peqini. Ne vitin 1910 ishin perseri keta dy mesues qe e celen shkollen e pare shqipe ne Konispol e cila sot pret 500 nxenes. sh.d