E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi ne banese e dyqan arrestohet 47-vjecari

DURRES - Vjedh 1.4 milion leke te reja ne banese por me sa duket nuk ka qene i kenaqur dhe i eshte drejtuar edhe dyqanit te pronarit ku ka marre edhe mallrat qe tregtoheshin aty veshje sportive vlera e te cilave arrin ne 3 mije euro. Grabitja ndodhi ne lagjen 4 te qytetit. Pas realizimit te vjedhjes strukturat e rendit jane vene ne gjurmim dhe pas dyshimeve te grumbulluara ne rruge operative kane arritur qe te identifikojne autorin e dyshuar. Sipas policise pas analizes qe u eshte bere gjurmeve te lena ne vendngjarje pohohet se ato i perkasin 47-vjecarit Asllan Krashi. Pas gjetjes se vendndodhjes se autorit policia ne kuader te operacionit eekend beri te mundur arrestimin ne flagrance te autorit te dyshuar te vjedhjes se baneses dhe njesise tregtare Krashi. Policia ne kuader te operacionit ka arritur qe te gjeje dhe te sekuestroje ne cilesine e proves materiale ne banesen e tij edhe shumat e parave te vjedhura si dhe te mallrave te dyqanit sportiv. Sipas policise totali i shumes se parave te vjedhura ne banesen e shtetasit ne fjale ishte 1.4 milion leke njekohesisht qe mallrat e vjedhura ne njesine e tij tregtare veshje sporti kapin vleren 3 mije euro. l.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›