E Shtunë, 31 Tetor 2026

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.182, DATË 25.4.1995, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ÇMIMET E SHITJES SË BARNAVE”, TË NDRYSHUAR

VENDIM

PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.182, DATË 25.4.1995, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ÇMIMET E SHITJES SË BARNAVE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 20 e 57, shkronja “ç”, të ligjit nr.9323, datë 25.11.2004, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në vendimin nr.182, datë 25.4.1995, të Këshillit të Ministrave, të ndryshyar të bëhen këto shtesa:

1. Në pikën 4.1 të shtohet shkronja “ç”, me këtë përmbajtje”

“c) Për barnat, që janë në gjendje në farmacitë e tregtimit me pakicë dhe që ende nuk janë pajisur me pullë kontrolli, pulla do të përmbajë vetëm këto të dhëna, në ndryshim me ato të përcaktuara në shkronjën “a”, të kësaj pike:

- Emërtimin e autoritetit, që lëshon pullën: Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave;
- Emrin e farmacisë së tregtimit me pakicë, e cila disponon këto barna;
- Rrethin ku ndodhet farmacia, e cila disponon këto barna;
- Çmimin e barit, i cili plotësohet nga vetë treguesit e tregtimit me pakicë, sipas marzheve të miratuara për këtë qëllim.

Dy nënndarjet e para të shkronjës “c” mund të paraqiten edhe në mënyrë të shifruar.

Në këtë rast, pulla e kontrollit vendoset nga vetë farmacitë e tregtimit me pakicë të barnave.”.

2. Në fund të pikës 4.3 të shtohet fjalia, si më poshtë vijon:

“Për barnat, gjendje në farmacitë e tregtimit me pakicë, në pullën e kontrollit të të cilave do të shënohen të dhënat e përcaktuara në shkronjën “c”, të pikës 4.1, afati i pajisjes me pullën e kontrollit të jetë data 31 dhjetor 2005.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet deri më 31 dhjetor 2005.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›