E Shtunë, 31 Tetor 2026

PËR LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJT˔, PËR BLERJEN E ENERGJISË ELEKTRIKE, PËR PERIUDHËN NËNTOR-DHJETOR 2005

VENDIM Nr.690, datë 11.11.2005 PËR LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, PËR BLERJEN E ENERGJISË ELEKTRIKE, PËR PERIUDHËN NËNTOR-DHJETOR 2005 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Lejimin e KESH, sha-së, që për fondin e vet limit prej 4 084 800 (katër milionë e tetëdhjetë e katër e tetëqind) euro-sh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë C.E Rovinari, Rumani, për blerjen e një sasie energjie elektrike deri në 110 400 MËh, për periudhën 14 nëntor-31 dhjetor 2005. 2. Lejimin e KESH, sha-së, që për fondin e vet limit prej 742 800 (shtatëqind e dyzet e dy mijë e tetëqind) euro-sh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë” me shoqërinë Natsionalne Elektricheska Kompania-EAD (NEK), Bullgari, për blerjen e një sasie energjie elektrike deri në 19 680 MËh, për periudhën 21 nëntor-31 dhjetor 2005. 3. Lejimin e KESH, sha-së, që për fondin e vet limit prej 1 949 184 (një milion e nëntëqind e dyzet e nëntë mijë e njëqind e tetëdhjetë e katër) euro-sh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë EZPADA, Çeki, për blerjen e një sasie energjie elektrike deri në 46 080 MËh, për periudhën 14 nëntor-31 dhjetor 2005. 4. Lejimin e KESH, sha-së, që për fondin e vet limit prej 535, 818. 24 eurosh, ku përfshihen edhe taksat doganore dhe TVSH-ja, për energjinë e lëvruar, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë GSA, Shqipëri, për blerjen e një sasie energjie elektrike deri në 11 520 MËh, për periudhën 14 nëntor-31 dhjetor 2005. 5. Lejimin e KESH, sha-së, që për fondin e vet limit prej 2 910 000 (dy milionë e nëntëqind e dhjetë mijë) euro-sh, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me shoqërinë Montmontaza, Kroaci, për blerjen e një sasie energjie elektrike deri në 69 120 MËh, për periudhën 14 nëntor-31 dhjetor 2005. 6. Ngarkohet KESH, sha-ja, të përballojë edhe kostot e tranzitimit dhe të shërbimeve të tjera, të cilat nuk janë përfshirë në shumat e përcaktuara në pikat 1 deri 5 të këtij vendimi. 7. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe KESH, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›