LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJT˔, PËR MBULIMIN E LETRËS SË KREDISË (LC) ME OVERDRAFT
VENDIM Nr.699, datë 11.11.2005 PËR LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË PËRDORË PROCEDURËN “PROKURIM I DREJTPËRDREJTË”, PËR MBULIMIN E LETRËS SË KREDISË (LC) ME OVERDRAFT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1.Lejimin e KESH, sha-së, të përdorë procedurën “Prokurim i drejtpërdrejtë”, me Bankën Amerikane të Shqipërisë, sha, për mbulimin e fondeve, që duhen për letrën e kredisë (LC), për blerjen e energjisë elektrike, me over draft, në shumën deri në 8 000 000 (tetë milionë) euro. 2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe KESH, sha-ja, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI SALI BERISHA