A K T N O R M A T I V PËR LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË MARRË PJESË NË ANKANDET E BLERJES SË KAPACITETEVE TRANSMETUESE DHE TË ENERGJISË ELEKTRIKE
A K T N O R M A T I V
Nr.___2__, datë_10.11.2005_
PËR
LEJIMIN E KESH, SHA-SË, TË MARRË PJESË NË ANKANDET E BLERJES SË KAPACITETEVE TRANSMETUESE DHE TË ENERGJISË ELEKTRIKE
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Neni 1
Lejimin e KESH, sha-së, të marrë pjesë në ankandet e blerjes së kapaciteteve transmetuese, për transmetimin e energjisë elektrike, sipas kërkesave dhe procedurave të kërkuara nga shoqëritë, që organizojnë këto ankande apo shesin kapacitete transmetuese.
Neni 2
Lejimin e KESH, sha-së, të marrë pjesë në ankandet për blerjen e energjisë elektrike, sipas kërkesave dhe procedurave të kërkuara nga shoqëritë, që organizojnë këto ankande apo shesin energjinë elektrike, për sasinë deri në 600 milionë kWh në vit.
Ky aktnormativ hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA