PËR NGRITJEN E GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS PËR HARTIMIN E MASTERPLANIT, PËR SHTRIRJEN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT NË TË GJITHË SISTEMIN ARSIMOR
URDHËR Nr. 177, datë 14.11.2005 PËR NGRITJEN E GRUPIT NDËRINSTITUCIONAL TË PUNËS PËR HARTIMIN E MASTERPLANIT, PËR SHTRIRJEN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT NË TË GJITHË SISTEMIN ARSIMOR Në mbështetje të pikës 3, të nenit 102 të Kushtetutës dhe nenit 12, të ligjit nr.9000, datë 30. 1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, URDHËROJ: Ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e masterplanit, për shtrirjen e teknologjisë së informacionit në të gjithë sistemin arsimor. Grupi i punës të kryesohet nga zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës dhe në përbërje të ketë: a) 6 specialistë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përkatësisht: - 2 specialistë nga Departamenti i Kurrikulave; - 1 specialist nga Departamenti i Teknologjisë; - 1 specialist i trajnimeve për mësuesit; - 1 drejtor ose nëndrejtor shkolle; - 1 specialist nga Drejtoria Arsimore, rajonale e qytetit, Tiranë. Njëri prej specialistëve të jetë koordinator për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. b) 2 përfaqësues nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, përkatësisht: - Këshilltari i ministrit; - Drejtori i Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit. c) 1 specialist nga Ministria e Brendshme, që mbulon pushtetin vendor dhe decentralizimin; Ç) 1 specialist nga UNICEF-i, projekti i arsimit; d) 1 specialist me kualifikim të lartë nga Universiteti Politeknik; dh) 1 specialist nga INIMA; e) 1 specialist nga Departamenti i Administratës Publike Në mbledhjen e grupit të punës ftohen të marrin pjesë edhe specialistë të tjerë, në funksion të përmbushjes së detyrave të këtij grupi. Grupi i punës të mblidhet brenda 4 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij urdhëri. 4. Grupi i punës brenda datës 10.12.2005, të paraqesë pranë kabinetit të kryeministrit projektin përfundimtar të masterplanit qeveritar për shtrirjen e teknologjisë së informacionit në të gjithë sistemin arsimor. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për mbështetjen materiale e teknike të veprimtarisë së grupit ë të punës Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI SALI BERISHA