DITA E RINIS JO E PARTIS
Dita e Rinise 8 Dhjetori mban ne vetvete nje histori e cila duke pare menyren sesi perkujtohet te le pershtypjen se ajo vazhdon te kerkohet per tu monopolizuar si nje feste e Partise Demokratike. Nga njera ane kemi kete tendence te vazhdueshme te kesaj partie dhe nga ana tjeter qendron Partia Socialiste dhe disa subjekte te tjera politike dhe apolitike te cilat vene ne dukje kete abuzim te Partise Demokratike edhe pse disa mendojne se e bejne per qellime vetem politike.
Keto lloj qendrimesh tashme jane te njohura ne linjen historike te 20 viteve dhe ne vijimesi te saj si pjese e rinise shqiptare aktuale me habit fakti qe kjo feste ne rang te kontekstit kombetar nuk udhehiqet nga ata dhe arsyet qe e shenuan si ngjarje pra nga rinia. Nje perkujtim i tille i takon terrenit qe perfshin cdo te ri pertej bindjeve partiake.
Eumlshte mbreselenese te hapesh albumet fotografike te atyre studenteve e te rinjve qe u ngriten me 8 Dhjetor 1990.
Edhe pse bardhe e zi ato fotografi nuk fshehin nuancat e guximit per te shpresuar dhe vepruar mbi kohen e humbur te nje rinie shpresedhenese gjate periudhes se komunizmit. Shume prej atyre studenteve te dhjetorit vazhdojne te shpresojne per ate qe po kerkonin me 8 Dhjetor 1990. Nderkohe qe disa tjere prej tyre jane kthyer praktikisht ne vrastaret e atyre shpresave atehere te perbashketa. Nuk e di nese keta te fundit e kujtojne brenda vetes me nostalgji 8 Dhjetorin per qellimet sublime qe artikuluan ate dite ndaj kombit apo e kujtojne si diten ne te cilen perfituan me vone ta perdornin qe te pasurohen mbi kurrizin e aspiratave progresive.
Te vazhdosh edhe pas 20 viteve me aludimin se studentet e dhjetorit i perkasin definitivisht atyre te rinjve qe duhet te festojne ne krah te Partise Demokratike do te thote qe praktikisht Partia Demokratike te kete pasur minimumi nje ore para protestes legjitimitetin e nje partie politike. Ata studente rrezuan rregjimin komunist dhe domosdoshmerisht e kunderta e atij sistemi eshte sistemi demokratik. Perballe krekosjes se Partise Demokratike si poseduese e kesaj feste qendron fakti se nuk duhet te ngaterrosh formimin e nje sistemi politik demokratik me formimin Partise Demokratike.
Sa ishte numri i atyre studenteve Ku jane ata te tjeret qe meritojne vertete te ngrihen ne piedestal te moralit te demokracise para gjithe shqiptareve ne vend te vetem atyre qe kane zene skenen politike duke lene ne hije kedo qe mund ti hyje ne hak shkelqimit te tyre absolut si themeluesit e vertete te demokracise E sigurt eshte se endrrat e te pareve misherohen ne radhet e endrrave te Azem Hajdarit. Ai dhe studentet e tjere qe spranuan te binin nen tutelen e nje sistemi politik shkaterrues te demokracise meritojne te kujtohen ne Diten e Rinise. Te tjeret minimumi duhet te korrigjojne gabimet ndaj rinise shqiptare te papunesuar rinise qe shkon drejt krimit rinise qe priten me padurim vizat per tu larguar sa me shpejt nga vendi qe shkel idete e reja me gjema te vjetra.
Nganjehere per shkak te kushteve me te disfavorshme qe pati rinia e 8 Dhjetorit 1990 duket sikur rinia e sotme eshte me pak guximtare por ne fakt eshte sistemi i perfituesve te asaj dite qe mban me force fanaret e pushtetit absolut duke lene ne hije shkelqimin e nje elite te re te ndritur. Eumlshte shume e dhimbshme te shikosh 20 vjet pas rrezimit te komunizmit te rinj qe hyjne ne greva urie per ceshtje jetesore te se ardhmes se tyre. E gjitha kjo sepse 8 Dhjetori eshte imponuar negativisht si dita e rrezimit te nje sistemi komunist vetem nga Partia Demokratike dhe jo si dita e rrezimit te nje sistemi shtypes ndaj progresit te vendit nga te gjithe te rinjte e asaj kohe.
Autorja eshte zedhenese dhe kryetare e Forumit Rinor te Partise Demokristiane te Shqiperise