E Shtunë, 31 Tetor 2026

MA BLEU SHMITIN NJ SERB

Eumlshte ndodhi e diteve me te fundit saktesisht kur nen vemendjen e opinionit publik kishin hyre e prekur ndjeshmerine e tij dy ngjarje te spikatura dalja e librit ese te Ismail Kadarese Mosmarreveshja mbi raportet e Shqiperise me vetveten dhe letra qe drejtori i Bibliotekes Kombetare dhe studiuesi Aurel Plasari i pati drejtuar sherbimit inteligjent shqiptar. Nje bashkestudente e moteve te fundviteve gjashtedhjete te shekullit te shkuar tashme grua shume e ditur dhe qe ne Tirane eshte pronare edhe e nje librarie moderne tek na rrefente mbi ecurine e autoreve nepermjet shitjes se botimeve te tyre nje cast me nje deshperim te sinqerte tha se nje Shmit ia kishte blere nje serb. Sigurisht eshte fjala per librin Skenderbeu te historianit Oliver Jens Schmitt. Bashkekombesja e cila pas viteve nentedhjete ka punuar deri edhe ne aparatin e Kryeministrise dhe mbiemrin prej bashkeshortit e mban me emrin e nje qyteti te shume njohur te Kosoves dhe te te gjithe historise se shqiptareve na e tregoi me hollesi se si nuk e kishte penguar dot qe libri i shumediskutuar i studiuesit gjermanik te mos i binte ne dore bleresit serb. Qene marre vesh ne anglisht dhe i huaji i ishte dukur person me sqime. Ishte ai qe ia kishte cituar titullin e librit qe ne fillim pra kishte ardhur posacerisht per te. Ajo patjeter qe i tha se e kishte sepse mund edhe te bente sikur i qe mbaruar. Tek e rrefente pengun e saj pendimin e kishte jo se nuk ia fshehu por sepse pati qene e pafuqishme ta pengonte ne nje menyre te palendueshme. Mbetej e bindur se intelektuali serb po e blinte per ta perdorur kunder nesh. Ose te pakten per tu kenaqur me nje veper studimore qe ua cmitizonte shqiptareve dhe ua zvogelonte idhullin dhe modelin e tyre politik e njerezor.

Paragjykim natyrisht edhe pse gjest atdhetarie. Qytetari serb mund ta bleje librin Skenderbeu te Oliver Jens Schmitt edhe ne nje librari berlineze zvicerane apo austriake sepse tashme eshte botuar edhe ne gjermanisht. Madje mbase ndodhet edhe ne ndonje librari te Beogradit. Ai nuk eshte i censuruar dhe ne te gjitha trojet shqiptare as i ndaluar. Shitet lirisht dhe pa u penguar prej askujt. Libri shmitian thjesht eshte diskutuar debatuar e polemizuar cka i ka bere mire jo vetem opinionit tone publik qarqeve shkencore dhe lexuesve te thjeshte por mbi te gjitha e perserisim mbi te gjitha vete autorit. Nuk mund te rrinte pa perfituar vemendje publike dhe keshtu protagonizem edhe perkthyesi Ardian Klosi i cili nismen e tij e coi me tej jo vetem edhe me botimin si edhe te gjithe mjeshterine reklamuese qe zoteron por edhe ndersa ne kete fushe per fat te keq qe i papergatitur edhe mbrojtjen shkencore te disa tezave te reja jashterutine te albanologut te ditur gjerman. Ne kete liri te dobishme ku pervec mendimeve te kunderta e te perballta asnje shqiptar nuk shkoi ne nje librari e ta merrte nje kopje sa per ta grisur para syve te librarit apo te ndonje kamere te porositur ka ndodhur krejt e kunderta Skenderbeu i Schmitt eshte blere me shume se ndonje kunderliber i tij.

Pa i shkuar me tej vezhgimit cilat qene te gjitha arsyet e ketij zhvillimi nje gje mbetet per tu seleksionuar e vendosur ne shqyrtim tejkalimi i te drejtes. Me te talentuarin dhe te diskutuarin Olivier Jens Schmitt shpikem nje armik madje e lidhem ate brutalisht edhe me serbet. Po ashtu ndersa tashme ndodhet i gjykuar negativisht ne nje tekst libri shkollor per mosha rinie po aq i padashur zyrtarisht po tentohet te paraqitet edhe bashkekombesi Ardian Klosi. Kemi harruar se duke ia kundershtuar tejprotagonizmin e tij dhe menyren e kryerjes se polemikes me elemente te forte te sherrit me studimet e tij per gjuhen shqipe ai vazhdon te kontribuoje plot aftesi. Po ashtu ndoshta na duhet te risjellim ne kujtese se ne vite te veshtira te formesimit pasdiktatorial te Shqiperise te deformuar nga gjysmeshekulli stalinist Klosi ka botuar nje liber mbase te vetmen simoter te dijetarit gjenial Sami Frasheri Shqiperia cka qene ceshte e cdo te behet. Krijesa interesante e Ardian Klosit e ka titullin Shqiperia cmund te jete. Pra me te mirat e te metat e veta ai eshte nje atdhetar i padyshimte. Nuk po e shtyjme me tej te njejten logjike edhe per Fatos Lubonjen. Ai perben nje pasuri kombetare.

Patjeter ata te dy perderisa zhvillojne polemika me mjaft persona publike nuk do te kursehen edhe prej ketyre te fundit. E njejta gje ka ndodhur edhe me Ismail Kadarene. Ata e kane shigjetuar dhe nuk ka qendruar duarkryq as shkrimtari yne boteror. Duke qene se qe te tre perbejne joshje mediatike jane te lire te perdorin menyrat e tyre te debatimit madje edhe te djallezimit te njeri-tjetrit. Mund te behej kjo edhe pa to por jemi ne liri e gjithsecili qe perdor nje teknike te caktuar polemike i merr vete pasojat negative. Ne fund te fundit asgje e keqe nuk bie mbi shoqerine. Ajo zgjedh lirisht me ke te rreshtohet emer qofte apo edhe teze e vecante. Kjo dukuri lirie behet problem kur ne mes futet nje segment apo strukture e shtetit i cili eshte rreptesisht i te gjitheve mbrojtesi dhe arbitri ndermjetesi gjakftohte dhe i matur. Nxenesve u duhen rekomanduar per lexim libra te viteve te fundit qe nepermjet cmitizimit e modernizojne figuren e shume dashur te Gjergj Kastriotit si edhe te tille qe nuk pranojne aspak prirje denigrimi te tij vec heperhe cfare zhvillohet e nxehte ne polemikat e dites nuk mund te nguroset ne libra shkollore pra nuk duhet ti shnderrojme ne opinione zyrtare.

Kemi nje merak mos tejkalimi i te drejtes demokratike per te mbrojtur nje opinion apo pikepamje kombetare duke demonizuar vecanerisht nje shtet e popull tjeter ne rastin konkret ate serb po ben rruge. Ngulim kembe per kete shqetesim sepse paragjykimi i gabuar u perserit brenda pak diteve me nje veprim te drejtorit te Bibliotekes Kombetare studiues i pajisur me nivel shkencor e kulture per te thyer tabu e kumtuar ide te reja. Aurel Plasari ka zgjuar me kohe polemika jo vetem me tezen e perkatesise vllahe te kryesimbolit tjeter te shqiptareve Nene Terezes por njekohesisht eshte edhe autor mjaft i thelle dhe i argumentuar i mbrojtjes se vlerave te vecanta te Skenderbeut. Per Heroin tone Kombetar ai sapo e ka botuar nje liber mjaft serioz. Pra Aurel Plasari edhe ky nje atdhetar i qarte na u duk se e tejkaloi te drejten e tij per te bere publike gjithcka cfare ka ndodhur me perzgjedhjen e alternativave te institucionit te BK per tu anetaresuar ne kete apo ate rrjet nderkombetar bibliotekash. Shume mire qe ia beri te ditur opinionit publik dhe mjaft bukur qe perkundruall tij u ravijezua edhe nje bashkesi e opinion tjeter. Shume nderhyrje e zgjuar qe gazeta Shqip e futi nen vemendjen e saj dhe e inkurajoi kete liri shprehjeje dhe ballafaqimi. Le te fitoje me e mira perzgjedhje profesionale medoemos ajo qe permbush moscenimin e sovranitetit tone kulturor. Zoti Plasari si drejtues i nje institucioni te rendesishem kombetar ku ruhet e mbrohet identiteti yne berjen publike nuk duhej ta kryente nepermjet botimit te asaj letre qe ia kishte shkruar SHISH-it. Si nepunes i mire duhej ta dergonte ate me rruge e kulture zyrtare dhe ta mbyllte po ashtu te gjithe procesin larg syve te opinionit publik. Sjellja ala Wikileaks nuk na ben mire sepse na armiqeson pa dashje ne kohen me te paduhur kur po hapen kufijte dhe forcohet kultura e paqes gjithe europiane dhe e bashkepunimit ballkanik me nje popull te tere. Letra qe le pas shijen e hidhur te paragjykimit te serbit si armik nuk i duhej shperndare medias sepse ende te pakten nga ai grup i akuzuar si diversionist kulturor antishqiptar nuk ka ndodhur asnje pasoje reale. Nderkohe as vete shteti shqiptar nuk qe shfaqur me ndonje qendrim pengues per ate perzgjedhje qe pati kryer vete drejtori. Kishte ngjare e kunderta ne fillim nje nepunes i larte i ministrise perkatese dhe me pas vete i gjithe institucioni qe rreshtuar ne krah te tij.

Eumlshte koha e kujdesit qe krahas qendrimit stoik per kthimin e pergjigjes se vendosur ndaj cdo tentative jomiqesore te ndodhur realisht gjithcka tjeter ta kryejme ne emer te frymes se afrimit te perhershem me te gjithe popujt edhe ate serb me te cilin vertet na mundojne historikisht kujtime te hidhura por qe duhen kapercyer. Qe nga messhtatori 2003 kur ambasadori shqiptar ne Bukuresht L. Mertiri priti dhe shoqeroi deri ne qytetin e Kostances ku do te merrte nje cmim letrar Ismail Kadarene ende ruan si mbrese te forte castin kur ky ne ceremoni i gjendur edhe mes shkrimtareve serbe qe ambasadori i njihte me kohe e kishte uruar diplomatin per kete kulture bashkepunimi dhe mirebesimi. Ne pranvere te vitit 1989 ndersa ne Kosove kishin ndodhur demonstratat e forta studentore per mevetesim nje diplomati te larte shqiptar ne Beograd i shpertheu papritur stomaku. Duke qene se druhej mos i merreshin sekrete nepermjet anestezise totale qendra e urdheroi te nisej menjehere per ne Tirane e ta kryente operacionin ketu. Vec kjo fizikisht ishte gje krejt e pamundur madje nuk kishte kohe as per te shkuar ne Zagreb ku kishin nje spital dhe ekip mjekesh te besuar. Keshtu mbeten te shtrenguar te thyenin urdhrin zyrtar e te shkonin menjehere ne urgjencen e nje spitali beogradas. Ne tufen e mjekeve qe po e shqyrtonte mundesine e shtrimit te menjehershem dhe te nderhyrjes kirurgjikale ndersa ende nuk po vendosnin as ata dhe as diplomati shqiptar ne fund te grupit te mjekeve serbe pas tyre njeri burre flokethinjur dhe hijshem shtatlarte pa u pare nga koleget e tij beri heshturazi nje shenje kuptimplote i ra butas gjoksit me pellemben e dores. Pra Ta bej une. Diplomati shqiptar e besoi dhe pranoi menjehere te shtrohej. Mjeku serb ftoi te futej ne salle gjate operacionit edhe nje punonjes tjeter te ambasades. Keshtu jo vetem sekrete nuk dolen por qe atehere diplomati i operuar tridhjete vite te shkuara nuk ka me asnje problem me stomakun. Apo ne te mire te miqesise na duhet te kujtojme se edhe nje politikan aktiv Ilir Meta Kryeministrin serb Zoran Xhinxhic e ka pasur mik te ngushte dhe po ashtu e ruan kete raport te bukur edhe sot me familjen e tij. Mbase na duhet te percjellim deri te lexuesi edhe cfare ka ndodhur pak kohe me pare. Ne nje kryeqytet te madh europerendimor duke u kandiduar per tu regjistruar ne nje shkolle shume te specializuar ushtarake u takuan me nje luftetar te paepur i UCK-se me nje oficer serb pjesemarres aktiv ato kohe ne rreshtat e ushtrise se kundert. Ne fillim me mosbesim por pastaj ne ato dy muaj provimesh edhe me vullnet e deshire te mire krejtesisht natyrshem u bene dhe mbeten miq per koke.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›