E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i KMSH dorezon ne Shkoder kontingjentin e pare te ndihmave per zonat e permbytura

Shkoder 9 Dhjetor 2010 NOA - shte derguar sot ne Shkoder kontingjenti i pare i ndihmave te Komuniktetit Mysliman te Shqiperise per zonat e Permbytura. Ky kontingjent i perbere nga 700 paketa me ushqime me nje peshe rreth 8 tone eshte dorezuar nga Kryetari i KMSH H. Selim Muca prane shtabit te emergjences ne qytetin e Shkodres.

Kryetari Muca i shoqeruar nga anetare te tjere te kryesise eshte pritur ne prefekturen e Shkodres nga Prefekti i Qarkut Shkoder Maxhid Cungu Kryetari i Bashkise Lorenc Luka dhe Kryetari i Keshillit te Qarkut Gjovalin Kolombi.

Drejtuesit e kryeqendres se veriut i kane njohur drejtuesit e KMSH me situaten e krijuar nga permbytjet ne kete zone si dhe me masat e marra per perballimin e kesaj gjendjeje. Ata gjithashtu kane falenderuar Komunitetin Mysliman per solidaritetin dhe gatishmerine e treguar per tu ardhur ne ndihme banoreve ne zonat e permbytura.

Nga ana e tij Muca duke shprehur edhe nje here keqardhjen per banoret e demtuar ka pergezuar te gjitha instancat per punen e bere per minimizimin e demeve te shkaktuara nga kjo fatkeqesi dhe duke evituar kesisoj humbjen e jeteve te banoreve ne zonat e permbytura.

Ai u ka bere edhe nje here thirrje te gjitha bizneseve organizatave apo institucioneve qe te vazhdojne te solidarizohen dhe te ndihmojne banoret e ketyre zonave duke kujtuar se cdo kontribut pavaresisht vleres ka si shperblim kenaqesine e Zotit dhe mirenjohjen e njerezve.

Kryetari i KMSH-se ka theksuar gjithashtu se ndihma e institucionit qe ai drejton do te jete e pakursyer per kedo qe eshte ne veshtiresi dhe kontingjenti i pare i dorezuar sot do te pasohet nga ndihma te tjera.

e.r/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›