DITARI I RAKISE SE MANIT DHE DESHTIMEVE PER TA PIRE
1.
Hasan Muçostepa hyri në histori me dy shishe raki mani nga Boboshtica e Korçës. I kishte marrë me vete në Prishtinë, dërguar tek Ibrahim Rugova, President i zgjedhur i Kosovës, dhe me këtë kishte përmbushur një amanet lufte.
Rakia i qe premtuar Rugovës në një ditë si kjo, gati para dhjetë vjetësh, në aeroportin e Tiranës. Presidenti kishte nja dy vjet që nuk kishte shkelur në Shqipëri, i bindur se Tirana zyrtare po punonte kundër tij e duke favorizuar kritikët e tij në Kosovë, Demaçin, Qosjen dhe në fund "djemtë e UÇK-së". Bëri përjashtimin atë ditë marsi të vitit 1999, duke dalë nga aeroplani ushtarak francez, që e kthente delegacionin kosovar nga Parisi, ku kishim nënshkruar atë që do të njihej si Marrëveshja e Rambouilletit (Parisit), me të cilën do të autorizohej disa ditë më vonë NATO për të filluar fushatën e bombardimeve kundër Serbisë së Milosheviqit. Kur zbriti avioni në Rinas, dolëm në sallën VIP që të gjithë anëtarët e delegacionit pos Rugovës, përcjellësit të tij Merovci dhe përkthyesit Skënder Hyseni. Pas disa minutash, dhe lutjesh të përsëritura të protokollit të Shqipërisë, nga avioni do të dalë dhe Rugova, do të hyjë në sallë, do të marrë një përshëndetje të ftohtë, por korteziale të Presidentit Meidani dhe do të ulet me ministrin e Jashtëm, Paskal Milo, i cili për të ngrohur atmosferën do të porosisë dy raki e do t‘ia fillojë muhabetin e asaj të manit nga Korça. Rakia do të premtohej disa ditë, pothuajse orë, para bombardimeve të NATO-s, që do të ndryshojnë historinë e Kosovës dhe të Ballkanit. Do të përmbushej tashmë kur Kosova të jetë e çliruar nga forcat serbe.
Me gjithë këtë ndryshim epokal, diçka do të mbetet e njëjtë, aftësia e shqiptarëve për të mos u marrë vesh me njëri-tjetrin. Apo, së paku kështu mund të lexohet në librin e posabotuar të dëshmitarit pedant të ngjarjeve, ministrit të Jashtëm Paskal Milo, në librin e tij, "Ditari i një ministri të jashtëm" ("Toena", Tiranë, 2009). Faqe pas faqe, muaj pas muaji do të shënohet një histori e pandërprerë në të cilën aktorët e krizës, liderët kosovarët, nuk mund të krijojnë një gjuhë të përbashkët mes vete, e pastaj as me Shqipërinë zyrtare.
E, në këtë ndërmarrje, siç shkruan autori, nuk do të ndihmojë as rakia e manit. Në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, ministri i Jashtëm i Shqipërisë nuk do të pritet nga Rugova, por në një zëvendësim të momentit të fundit, nga Kolë Berisha.
2.
22 shkurt 1999
"Situata sot ka qenë me të vërtetë dramatike. Në orën 08:00 Veton Surroi më telefonoi dhe më kërkoi që të bisedoj me "djemtë" e UÇK-së, të cilët refuzonin të nënshkruanin marrëveshjen. I premtova se do ta bëja... Ndërkohë, rreth orës 09:30 më mori përsëri Ollbrajti, e cila më kërkoi edhe një herë tjetër urgjentisht që të përdornim influencën tonë te Thaçi dhe djemtë e tjerë të UÇK-së për t‘i bindur. Më tha se kjo duhej bërë brenda 20 minutash dhe se duhej bërë edhe deklarata publike e qeverisë që mbështeste projektin".
Për lexuesin e jashtëm do të krijohet përshtypja e vërtetë e dramës vetëm duke lexuar kontekstin paradoksal. Kosovarët, në një lojë të jashtëzakonshme fati, kishin vëmendjen dhe përkrahjen e fuqive më të mëdha perëndimore, dhe në një harbutëri të papërsëritshme në histori, një pjesë e këtij delegacioni s‘e përfillte fare Sekretaren e Shtetit, por kërkonin që për këto negociata të konsultoheshin me Presidentin Clinton. Dhe, paradoksi do të ishte evident në atë 22 shkurt, kur duhej thirrur urgjentisht e kërkuar ndihma e shefit të diplomacisë së Shqipërisë, një shteti që mezi mbahej në këmbë, që kishte dalë nga lufta e vet qytetare më 1997 dhe do të duhej që, si lutje të mëngjesit, të përsëriste në çdo fjalim zyrtar se është kundër "Shqipërisë së Madhe".
Çka mund të bënte Shqipëria? Si vijë e kuqe në ditar është përpjekja e përhershme e Tiranës zyrtare që të gjejë një balancë mes përkrahjes diplomatike për kauzën e Kosovës dhe të mos paraqitet si palë nxitëse apo prijëse e konfliktit në Kosovë. Një balancë mes dëshmisë së modelimit perëndimor (për ç‘gjë gjen përkrahje në shtetet kyçe) dhe rolit natyral të përkrahjes kombëtare për Kosovën (për ç‘gjë ndonjëherë hapen sytë e habisë, posaçërisht kur Kryeministri i atëhershëm, Majko, deklaron se është i gatshëm edhe vetë të shkojë në front e të luftojë për mbrojtjen e Kosovës).
Por, a ishte i mjaftueshëm ky balancim për të pasur një influencë vendimtare nga Shqipëria, për t‘i bindur djemtë e UÇK-së se duhej nënshkruar marrëveshja?
Në fakt, Shqipëria foli fillimisht me zërin intelektual. Ismail Kadare i shkroi delegacionit të Kosovës në Rambouillet, dhe letra e tij, e lexuar publikisht, do të ndërrojë mendjen, për të mirë, të një pjese të delegacionit, përfshirë edhe atë të profesorit të nderuar Qosja.
Por, në ato momente dramatike të 22 shkurtit kishte nevojë për një mesazh të qartë qeveritar nga Shqipëria, një që nuk do të bëhej publik, që do të thuhej e të mos shkruhej, një që nuk ka mbetur i shënuar as në këtë libër, e që siç shpjegoi në promovimin e librit Milo, duhet të jetë pjesë e atyre gjërave që ende nuk thuhen për shkak se janë ende delikate nga aspekti i interesit shtetëror.
Pra, kishte nevojë që Shqipëria zyrtare të thoshte se infrastruktura e saj e sigurisë, prej kohës së Enver Hoxhës e deri në ditët e sotme, mund të tërheqë përkrahjen e përditshme që u kishte dhënë "djemve".
3.
Libri i Milos mund të lexohet si një rrëfim suksesi, posaçërisht për një shtet si Shqipëria, që për një moment transformohet në qendrën e vëmendjes botërore. Aeroporti i Tiranës, gjatë fushatës së bombardimeve, bëhet sa pikë strategjike ushtarake për forcën mbështetëse amerikane, aq edhe një vend ku brenda ditës vijnë e shkojnë ministra të ndryshëm të jashtëm, të vendeve që për herë të parë e bënin këtë zyrtarisht.
Por, për lexuesin kosovar mund të lexohet si një rrëfim dështimesh të përhershme të prijësve kosovarë. Në momentet më dramatike për Kosovën, nuk ishte i mundur takimi i Rugovës, Qosjes dhe Thaçit, pos me ndërhyrjen e Sekretares Ollbrajt, nuk ishte e mundur gjetja e formulës së punës së përbashkët dhe nuk ishte e mundur një politikë kosovare që do të fillonte punën ditën e parë të çlirimit. Në ato momente dramatike, kur Maqedonia dhe Shqipëria ishin vërshuar me refugjatë kosovarë, Rugova dhe Thaçi, sipas Milos, endeshin Evropës për ta prezantuar veten si liderë kosovarë, njëri si President, tjetri Kryeministër i qeverisë së përkohshme.
Një vit më vonë, kur të kthejë kokën prapa, Rexhep Qosja, i vetmi lider kosovar që ende mbante kontakt me Tiranën zyrtare, do t‘i rrëfejë autorit të librit:
"Pas çlirimit të Kosovës, brenda një kohe të shkurtër kemi treguar mjaft vese dhe dobësi. Nuk kemi ditur të sillemi në liri, me gjithë prestigjin e fituar dhe mbështetjen ndërkombëtare. Do të duhet shumë kohë për të shëruar këtë dobësi. Jeta jonë po kriminalizohet. Kemi filluar të vritemi me njëri-tjetrin për pronat e serbëve dhe për pronat shtetërore. Keqpërdorimet në Prishtinë nuk i bëjnë fukarenjtë, por njerëzit që duan përfitime të mëtejshme. Ne nuk jemi treguar politikisht të pjekur në sjelljen me minoritetet".
4.
Kush do të shohë se pse është vonuar vendimi për statusin e Kosovës, e ka më lehtë të kuptojë nëse e lexon Ditarin e Paskal Milos. Vit pas viti do të humbiste përkrahja perëndimore për Kosovën, dhe vit pas viti kosovarët me veprimet e veta do të kontribuonin që kjo përkrahje të zvetënohet edhe më. Në këtë dritë, libri i Milos shërben si një lloj tabele në të cilën janë shënuar të gjitha ato ankesa që i bënë miqtë e Kosovës për dhjetë vjet rresht, e që në Kosovë u fshehën prej opinionit publik.
"Shqiptarët në Kosovë, por edhe më gjerë, ndodhen në tërheqje dhe po humbasin terren në planin ndërkombëtar nga papjekuria politike dhe nga euforia që i ka zënë, se ata mund të bëjnë e të realizojnë gjithçka që ëndërrojnë", shkruan autori, kur pas dhunës së pasçlirimit në Kosovë filluan edhe shpërthimet luftarake në Luginë të Preshevës e Maqedoni, dhe për të gjitha këto do të fajësoheshin kosovarët.
Dhe, në një formë të çuditshme paralajmërimi, Milo do të përshkruajë se çfarë do të jetë ai status. Gjatë fushatës së bombardimeve, kur fillojnë hamendjet diplomatike për atë se si do të duket Kosova pasi të çlirohet nga Serbia, autori do të shënojë se "tri alternativa po diskutohen hapur: pavarësi, protektorat ndërkombëtar apo ndarje e Kosovës". Ndonëse këtë nuk e ka ditur atëherë, të trija këto zgjidhje nuk janë alternativë të njëra-tjetrës, por siç mund të shohim në njëvjetorin e pavarësisë, që të trija mund të bashkëjetojnë: Kosova është e pavarur, është nën protektorat dhe është e ndarë.
5.
Në një ditë si kjo, para dhjetë vjetësh (e këtë mos e kërkoni në libër, se nuk është) ishim duke ngrënë mëngjes dr.Rugova dhe unë, në Kështjellën e Rambouilletit, duke pritur transportin për në Prishtinë. Në drejtimin tonë do të niset Hashim Thaçi, me një letër në dorë, ku qe shënuar marrëveshja për formim tp qeverisë së përkohshme. Një ditë më herët, në çrregullim evident psikik ishte larguar prej të gjithëve ne, duke na akuzuar se po i shitemi Perëndimit. Tash na kishte sjellë letrën ku kërkohej formimi i qeverisë së përkohshme, dhe për dallim prej marrëveshjes që Kryeministër të jetë Jakup Krasniqi, do të mbetej hapësira e zbrazët për emrin e Kryeministrit.
"Ama , bre djalë atë letër!", i tha Rugova Thaçit. E mori Marrëveshjen, e nënshkroi dhe vazhdoi kafjallin, tashmë më rehat, i shkarkuar prej një bezdie.
Disa muaj më herët i pati deklaruar të ngarkuarit me punë në Beograd, shkruan Milo, se "disa çuna me armë në sup e kanë ngatërruar edhe më keq situatën".
Autori, në këtë ditar, qe dëshmitar i kësaj dhe ngatërresave të tjera që e përcollën dhe e përcjellin Kosovën sot. Është një dokumentar i nevojshëm nga një diplomat që ka sëmundjen profesionale të historianit.