KUR SHTETEZOHET KAPITALIZMI
Sot, më tepër se kurdoherë, memoria kolektive amerikane po asocion këtë krizë globale me atë të Depresionit të Madh të viteve ‘30. Në fakt, ndryshimi rrënjësor mes të dyjave qëndron në faktin se, sot, kriza financiare globale i parapriu një krize në ekonominë reale jo vetëm në SHBA, por edhe gjetkë. Kurse Depresioni i Madh mbi të gjitha ishte një rrënim katastrofal i ekonomisë reale, e cila u shoqërua nga një krizë financiare. Megjithatë, të dyja këto kriza duken sikur kanë qenë një shuplakë për kapitalizmin e "laissez-faire", duke ringjallur nga pluhuri i kohës leksionet e "intervencionizmit keynesian".
Sado paradoksale që mund të tingëllojë, kapitalizmi amerikan i ka kthyer sytë nga administrata e Obamës për shpëtim. Më ironikisht, në vendin më kapitalist në botë ndodhën shtetëzimet më spektakolare të "titanëve" financiarë, që ishin edhe shtyllat e këtij sistemi. Me të drejtë, qytetarët amerikanë shtrojnë një dilemë shekspiriane të tipit: Pse duhet të sakrifikojmë të ardhurat dhe taksat tona, duke "komunizuar" borxhet e bankierëve të paskrupuj, ndërkohë që këta të fundit ishin ulur mbi malet me para? Një përgjigje e denjë do të ishte: Nuk është koha për t‘i dhënë leksione morali një të aksidentuari kur ai po jep shpirt; ai thjesht duhet shpëtuar. Pra, për momentin urgjente është të shpëtohet kapitalizmi.
Gjatë këtyre muajve është folur shumë rreth shkaqeve kryesorë që sollën këtë krizë, por janë të paktën dy elementë kyç të sistemit bankar që nuk kanë marrë rëndësinë e duhur gjatë analizave që janë bërë. Së pari, kjo krizë në ngjizjen, mbarsjen dhe në pasojat e saj manifeston në mënyrën më tipike atë që quhet "informacioni asimetrik", e mishëruar në "zgjedhjen e gabuar" dhe "rrezikun moral". Kështu, me zgjedhjen e gabuar nënkuptojmë një lumë kredish dhënë njerëzve të "pabankueshëm" (të paaftë për të shlyer borxhin), duke u bazuar në teorinë e "tregut të limonëve" të Akerlofit, që në një transaksion, qoftë edhe financiar, shitësi di më tepër se sa blerësi, dhe nga ana tjetër me rrezikun moral mishërohet papërgjegjshmëria dhe mashtrimi i një vargu të gjatë institucionesh financiare, të cilët menduan të pasojnë "pjatën e nxehtë" pa e kuptuar që të gjithë ata do të hanin të njëjtën gjellë. Së dyti, nëse sot çirren zëra që kërkojnë një ristrukturim të sistemit kapitalist, kjo ka të bëjë më tepër me atë që quhet "sistemi i incentivave", i cili prevalonte në mënyrën më të disbalancuar në procesin e kredidhënies. Kështu, agjentët e kredive merrnin komisione të majme nga volumi i kredisë që jepnin dhe jo nga cilësia e tyre. Bankat, nga ana e tyre, nuk e vinin ujin në zjarr për aq kohë sa këto kredi "toksike" shiteshin në tregjet e kapitaleve. Agjencitë e vlerësimeve nuk kursenin pikët maksimale (AAA) për obligacionet e kredive hipotekore për aq kohë sa paguheshin nga bankat që shisnin këto obligacione dhe jo nga investitorët që i blinin ato.
Tradicionalisht në shekuj, bankat kanë qenë në biznesin e ndërmjetësimit financiar, falë institucionit të shenjtë të besimit. Me këtë krizë doli në pah dhe një paradigmë e rrezikshme që transformoi funksionin primar të ndërmjetësimit bankar nga një "marrëdhënie financiare afatgjatë" me klientët në një "transaksion rutinë financiar", që shkërmoqi besimin e ndërsjellë. Praktikisht, në Amerikë u kultivua kultura e konsumerizmit të shfrenuar, ku motoja kryesore ishte "të blejmë gjëra që nuk na nevojiten me paratë që s‘i kemi", për aq kohë sa borxhet e amerikanëve financoheshin nga kursimet e kinezëve dhe gjysmës së botës. Pra, një "ëndërr amerikane", ku çdokush mund të blinte një shtëpi apo të shpenzonte më tepër nga sa fitonte, e portretizoi sistemin kapitalist si shumë të bukur për të qenë i vërtetë.
Pavarësisht se ne jemi dëshmitarë të "intervecionizmit" më flagrant dhe pompoz të ushtruar ndonjëherë nga një qeveri për të ndarë tortën e tregut të lirë, injektimi i rreth 800 miliardë dollarëve në ekonominë amerikane nuk është gjë tjetër veçse fatura e rikthimit të konfidencës në sistemin financiar. Në këtë kontekst, e vetmja mënyrë për të shmangur një depresion të dytë të ekonomisë globale është bashkërendimi i politikave jokonvencionale fiskale me ato monetare. Kësisoj, ndërhyrjet e administratave "Bush" dhe "Obama", pavarësisht se mbartin "rrezikun moral" që ushqeu babëzinë e bankierëve për t‘u pasuruar rrufeshëm me mendjen e qetë, që një ditë shteti do t‘i shpëtonte, është opsioni i vetëm për të korrektuar tregun dhe për të shpëtuar ekonominë amerikane. Fakti që "Lehman Brothers", banka e famshme e investimeve u la në mëshirë të fatit dhe falimentoi, ndërkohë që "AIG", konglomerati financiar me peshë të madhe në ekonominë globale, u shpëtua nga qeveria amerikane, dëshmon që "intervencionizmi" në treg nga administrata "Bush" nuk ishte një qëllim në vetvete, por një "serum" i nevojshëm për një sistem të sëmurë. Në tërësi, kjo krizë është rezultat i kompleksitetit të "inxhinierisë financiare" që//////// devizoi instrumente financiarë të mbështetur mbi asete financiare dhe jo mbi asete reale. Ndërkohë që kapitalizmi i ekonomisë reale po ecte me hapin normal të kohës, sistemi financiar po transformohej me shpejtësinë e dritës, duke e bërë të pamundur sinkronizimin dhe monitorimin e tregjeve financiare nga institucionet mbikëqyrëse.
Për sa i përket Shqipërisë, është paksa e nxituar që të hapim "shampanjën" e imunitetit ndaj krizës globale. Me të vërtetë që duhet të jemi të qetë për sa i përket cunamit financiar që trokiti në vendet e zhvilluara, por kurrsesi neglizhentë ndaj impaktit negativ që kjo krizë po reflekton në të gjitha ekonomitë reale të vendeve në zhvillim, përfshirë dhe Shqipërinë, duke pasur parasysh që kreditimi dhe financat në nivel global do të tkurren duke tronditur tregtinë ndërkombëtare. Në këtë kontekst, kur frika për një pikiatë në çmimet e komoditeteve në bursat botërore si pasojë e një recesioni në shumë vende perëndimore po bëhet gjithnjë e më e pranishme, Shqipëria duhet të ndihet e kërcënuar për shkak të deficitit tregtar gjithmonë në rritje. Ata të cilët po e ndjejnë më tepër këtë krizë janë bizneset eksportuese.
Është interesante të sjellim në vëmendje hipotezën e "fraxhilitetit financiar" të profesor Hyman Minsky që me pak fjalë thotë se stabiliteti në sistemin ekonomiko-financiar stimulon sjellje që gjenerojnë fraxhilitet, duke shpuar "jastëkët e sigurisë" në ekonomi dhe rritur borxhin financiar, të cilat krijojnë premisa për kriza financiare. Me të drejtë, Banka e Shqipërisë është prononcuar qartazi se sistemi bankar në Shqipëri është i pacenuar nga kriza financiare, i sigurt, likuid dhe i mirëkapitalizuar. Gjithsesi, duhet të merremi vesh që bankat në të gjithë botën janë në biznes për aq kohë sa njerëzit besojnë në to. Pra, edhe banka me likuide//////// dhe mirëkapitalizuar do të falimentonte nëse të gjithë depozitorët do të zinin radhë për të tërhequr kursimet e tyre brenda një dite. Kështu, në këto kohë të turbullta, të gjitha institucionet përgjegjëse duhet, më tepër sesa me fjalë, me veprime, të sigurojnë "kultin e besimit" në sistemin bankar në mënyrë që të shmanget "rrendja ndaj bankave" dhe çdo panik i mundshëm. Ndërkohë, qeveria shqiptare, në ndryshim me planet konkrete të ndërmarra nga qeveritë e rajonit për t‘u përgatitur për çdo stuhi të padëshirueshme, duket sikur e ka konsideruar këtë çështje thjesht si një debat ekspertësh dhe akademikësh duke qenë indiferente në pozicionin e saj. Hartimi i një pakete antikrize nga ana e qeverisë, ku do të përfshihen masa konkrete për sektorët e rrezikuar të ekonomisë do t‘i shërbenin konsolidimit të besimit në sistem dhe zbutjes së efekteve të krizës. Në fund të fundit, të gjithë jemi koshientë që "kapitalizmi është e vetmja lojë në qytet", por është më pak e rrezikshme kur ka një arbitër.