"Liri, Barazi, Vëllazëri" nën autoritarizmin shqiptar
Ky slogan, "Liri, Barazi, Vëllazëri" (Liberté, Égalité, Fraternité) inspiroi revolucionarët e Revolucionit francez (1789), i cili, jo vetëm ndryshoi sistemin politik në Francë, por pati një impakt të jashtëzakonshëm edhe në Evropë dhe mbi llojin e qeverisjes në vendet demokratike, sot më të zhvilluarat në botë. Revolucioni francez, si edhe ai amerikan pak vite para tij, i kthyen pushtetin popullit dhe konsoliduan sistemin demokratik qeverisës gjer në ditët tona. Fundja, demokraci do të thotë pushteti i popullit (demo-popull, kratos-pushtet). Por, më shumë se dy shekuj më vonë, në Shqipërinë e shekullit të 21-të, ky slogan i Revolucionit francez dhe koncepti i mirëfilltë i demokracisë duken qesharakë nën hijen e autoritarizmit shqiptar të maskuar si "demokraci tranzicionale".
Liri
Pas rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri, perceptimi popullor mbi lirinë është se, kjo e drejtë e individit është zbatuar dhe zbatohet, pavarësisht se nuk është perfekte dhe e plotë. Nuk ka asnjë ligj shqiptar që ndalon lirinë e shprehjes, mendimit dhe besimit të qytetarëve. Një shqiptar është i lirë ta jetojë jetën si i tillë, për aq kohë sa ligji ia lejon. Por, kjo lloj lirie, e njohur si "liria formale", nuk mjafton për ta quajtur një shqiptar si të lirë. Një lloj tjetër lirie, e quajtur "liria efektive", është ajo që mat lirinë e vërtetë të qytetarit, dhe kjo lloj lirie është praktikuar më shumë nga pushtetarët dhe të privilegjuarit se sa nga populli.
Nuk ka asnjë ligj që ndalon individin të ketë lirinë e fjalës, protestës apo lëvizjes jashtë kufijve, por kjo liri nuk është efikase, nëse zëri i qytetarit nuk dëgjohet, shkarkohet nga puna për pjesëmarrje në mitingje partiake (jo të forcës qeverisëse), dhe nuk plotëson kushtet financiare për të marrë vizë. Askush nuk e ndalon një individ të arsimohet, por është militanti partiak ai që punësohet në pozitat më të larta. Një individ mbi moshën tetëmbëdhjetë vjeç ka lirinë për të votuar, por ka shtatëmbëdhjetë vjet që Shqipëria nuk përjeton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Për të promovuar lirinë, një qeveri nuk duhet vetëm të krijojë lirinë e qytetarëve me anë të ligjeve, por duhet ta vendosë individin në pozicionin ku ai të jetë i aftë për ta praktikuar dhe shijuar këtë liri, të cilën ai nuk do mundej dot vetë ta zbatonte me forcat e tij. Për shembull, liberalizimi i vizave u promovua si arritje për lirinë e shqiptarëve, por në fakt, kategoritë që përfituan ishin po ato që kishin viza në pasaportë dhe garanci ekonomike, financiare dhe pune. Edhe nëse regjimi i vizave hiqet plotësisht, kjo do jetë liri "formale" dhe jo "efektive", sepse edhe nëse do jenë të lirë të udhëtojnë, shumica e shqiptarëve nuk do munden ta përballojnë financiarisht.
Shumë prej nesh shpeshherë shtrojnë pyetjen se përse në vendin tonë mungon forca për të protestuar? Kjo mungesë e vullnetit për të protestuar ilustron më së miri mungesën e lirisë efektive dhe praninë e frikës. Zinxhiri i hekurt i autoritarizmit qeveritar vazhdon nga lart dhe përfundon tek qytetari, përfshirë hallka të ndërmjetme, si pronarët e kompanive private, sindikatat, mediat etj. Ndaj, kur një popull është i heshtur dhe duket indiferent, e vërteta është se ai popull ka frikë, dhe ku ka frikë nuk ka liri.
Barazi
Artikulli 7 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut thotë: "Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe kanë të drejtën e mbrojtjes nga ligji pa asnjë diskriminim…". Perceptimi i sotëm popullor në Shqipëri është se drejtësia shkon gjithmonë në anë të të privilegjuarit dhe të të pasurit, e se një qytetar i thjeshtë ndjehet i zhveshur, i ekspozuar dhe i pabarabartë, jo vetëm para ligjit, por edhe mundësive të karrierës, punës, edukimit etj. Rastet e fundit të dy ministrave të akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme u pritën prej tyre me kundërpërgjigjen e "sulmit politik", ndërkohë që një qytetar i thjeshtë do gjendej përballë ligjit pa petkun e asnjë rangu politik apo shpatullave të ngrohta të qeverisë. Barazia tingëllon qesharake në një vend ku pushtetari nuk konsiderohet së pari si qytetar i thjeshtë, por si mbret.
Në aspektin social, barazi nuk do të thotë të marrësh pasurinë e të pasurve dhe t‘ua japësh të varfërve. Në një vend demokratik shteti u siguron shtetasve shanse të barabarta. Realiteti paradoksal shqiptar dëshmon për dy skaje ekstreme, që e ilustrojnë më së miri nocionin e pabarazisë. Në njërin skaj gjenden të pasurit, të cilët zotërojnë shtëpi luksoze si brenda qytetit, ashtu edhe në bregdet, makina super të shtrenjta, pushime dhe përkujdesje shëndetësore jashtë vendit, dhe lukse të tjera të këtij lloji, ndërsa në skajin tjetër, shumica e shqiptarëve jetojnë në skamje e varfëri të plotë. Në vendin më të varfër të kontinentit më të pasur, barazia tingëllon si një tragjikomedi, ku populli qan dhe mbretërit qeshin.
Vëllazëri
Në Artikullin 1 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut thuhet: "Të gjitha qeniet njerëzore janë të lindura të lira dhe të barabarta, si në dinjitet, ashtu edhe në të drejta. Ato janë të pajisura me arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të veprojnë ndaj njëra-tjetrës me një frymë vëllazërie".
Në kohët moderne, "vëllazëri" interpretohet si "komunitet". Fatkeqësisht, nocioni i vëllazërisë apo komunitetit në vendin tonë ka humbur pothuajse tërësisht. Por, si është e mundur që një komb plot vlera dashurie, përkujdesjeje, mikpritjeje e ndihme të shndërrohet në një shoqëri kanibale mendimesh, ëndrrash, dinjiteti, shprese e vlere? A mos vallë përgjigjja gjendet në impaktin që ka pasur politika dhe politikanët në reflektimin negativ të vlerave tek individi?
Korrupsioni qeveritar dhe intrigat politike kanë ushqyer dozën e urrejtjes, vrasjen e shpresës, përdhosjen e dinjitetit, kultin e parasë, duke injektuar te qytetarët antivlerën dhe humbjen e përgjegjësisë komunitare, qytetare dhe vëllazërore. Dëmi më i madh, që i është bërë komunitetit dhe vlerave shqiptare, ka ardhur si rrjedhojë e korrupsionit. Korrupsioni zbraz thesarin kombëtar dhe ushqen kuletat e të pandershmëve, konverton fuqinë ndërtuese sociale në fuqi shkatërruese personale.
Vendet e zhvilluara janë të tilla, për shkak se qeveria reflekton ligj, etikë, vlerë e përkujdesje. Ajo nxit dhe i krijon kushte individit të ndjehet pjesëtar i komunitetit dhe të kontribuojë në të. Për shembull, në Britaninë e Madhe, qeveria ka siguruar një sistem shëndetësor tërësisht falas, modern e shembullor, ku qytetarit të pasur apo të varfër i kushtohet e njëjta përkujdesje. Një sistem ekzemplar i përkrahjes sociale, nga i cili përfiton invalidi, i sëmuri, vejusha, pensionisti, prindi i vetëm, dhe çdo shtresë në nevojë. Një qeveri e denjë për të qenë e tillë dallohet nga përkujdesja që tregon për të vegjlit dhe të paprivilegjuarit e vendit të saj.
"Liberté, Égalité, Fraternité" është tragjikisht një slogan jashtë kontekstit shqiptar. Gishti i fajit duhet të drejtohet më shumë nga politika dhe pushtetarët, ndërsa populli duhet të luajë rolin e tij në zgjedhjet e 28 qershorit, për të mirën e përbashkët, të nxjerrë një qeveri, e cila, siç ka thënë Abraham Lincoln, të jetë "sundimi i popullit prej popullit dhe për popullin".