E Shtunë, 31 Tetor 2026

DJ. Armin Van Buuren vjen per here te pare ne Shqiperi

Per here te pare ne Shqiperi vjen DJ numer nje ne bote, Armin Van Buuren, ne nje shfaqje te paperseritshme ne kryeqytet. Diten e premte, me date 14 Tetor, ne stadiumin Qemal Stafa, do te zhvillohet koncerti me permasat me te medha deri tani ne Tirane. Ky aktivitet me skene dhe produksion nga vete stafi i Armin Van Buuren, do te argetoje te rinjte shqiptare. Bashke me DJ. Armin Van Buuren, do te performojne edhe DJ. Sunnery Jamers dhe Ryran Marciano, nderkohe qe Warm up do te behet nga Dj. AD Disha. Kater here radhazi Dj. Armin Van Buuren eshte cilesuar numri nje ne sondazhin “Top 100” te revistes prestigjioze DJ Mag, duke u bere keshtu DJ i pare qe fiton kete cmim kater here radhazi ne historine e kesaj reviste. Per me shume se 14 vjet, ai krahas performances si DJ, ka qene edhe producent i shume pjeseve te njohura boterisht. Me albumet dhe pjeset e tij, Armin ka patur nje ndikim te madh dhe te shpejte ne mbare boten. Albumi i titulluar “Imagine” u be numri nje ne “Top 100” holandeze dhe u vleresua qe ne javen e dyte. 'In & Out of Love' me kengetaren Sharon den Adel, ka patur me shume se 88 milione klikime ne YouTube, duke mbajtur pozicionin e pare ne Top 10, si videoja me e ndjekur holandeze e te gjitha koherave. Albumi i Armin perfshin Blue Fear, Communication, Sound of Goodbye, Shivers, Rush Hour, Burned With Desire, Exhale, Love You More, This World Is Watching Me, and Yet Another Day. Eagle Mobile tha dje se i ka kushtuar nje vemendje te vecante aktiviteteve artistike dhe kulturore, duke sjelle ne Shqiperi personazhe mjaft te njohura ne arenen nderkombetare si DJ. Poul Van Dyke, grupin Madcon, Jim Belushin me muziken Jazz, si dhe dergoi ne koncertin e Madones ne Budva te Malit te Zi nje mije abonente ne vitin 2008, pak pas hyrjes ne tregun shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›