E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano: Pakti me 10 pika, nje truk opozitar

Lideri historik i se majtes, Fatos Nano, ben apel qe klasa politike te largohet nga interesat personale. Duke komentuar zhvillimet e fundit politike dhe mundesine e mosmarrjes se statusit te vendit kandidat, Nano shprehet se drejtuesit e forcave kryesore duhet te veprojne me pergjegjesi evropiane. Sipas tij, vendit duhet t’i rikthehet debati i vertete politik. “Besoj se ata i kane marre te gjitha mesazhet e duhura dhe une do te nxisja vemendjen e munguar, per te arsyetuar me qetesi dhe me pergjegjesi evropiane per vendin, nevojen e kthimit ne debatin e vertete politik, duke u larguar nga interesat e demshme qe karakterizojne nje pjese te lidereve”,- tha Nano ne nje prononcim dhene per “Vizion Plus”.

Ne qendrimin e tij, Nano nuk ka permendur emra konkrete te drejtuesve politike, ndersa nuk ka pranuar te komentoje angazhimin e tij te ardhshem politik dhe qendrimet publike. Megjithate, mesazhi duket se ka qene i qarte per linjen politike qe po ndjek kryetari aktual i Partise Socialiste, Edi Rama.

I pyetur mbi paktin prej 10 pikash per reformat dhe integrimin, Nano eshte pergjigjur shkurt, por pa lene vend per keqinterpretime. “Po flasim per gjera serioze dhe jo per truke”,- u shpreh Nano, lidhur me paketen e propozimeve te PS-se. Edhe me pare, ish-drejtuesi i PS-se, ka qene kritik ndaj linjes se ndjekur nga kryesocialisti Edi Rama. Ai ka kritikuar humbjen e demokracise se brendshme te parti dhe paaftesine e Rames per ta bere te majten nje koalicion fitues. Ish-kreu i Partise Socialiste nuk ka pranuar te komentoje aspak mbi mundesine e kandidimit te tij per President.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›