E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje dite mes mjekeve te psikiatrise

I perket njeres nga ato godina, te cilat cilesohen si me te mirat ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza”. E ndertuar vetem 3 vjet me pare, me masa te larta sigurie, kjo godine sherben per kurimin e qindra pacienteve. Ka nga ata paciente, te cilet e tregojne haptazi problemin e tyre, por ka edhe nga ata, te cilet nuk e pranojne kete realitet. Per mjeket e sherbimit, keta te fundit jane edhe me problematiket per vete faktin se nuk pranojne te kurohen, dhe nuk e pranojne semundjen. “Rasti me i fundit ka qene ai i nje djali te ri, kur na u desh te mobilizonim me dhjetera forca te policise per ta arritur stabilizimin e tij. Ne momenti fillestar, keta persona qe kane probleme psikike, jane dhe te dhunshem, nuk pranojne te kurohen. Por ne nje moment kur ata shohin uniformat blu, arrijne te kuptojne se nuk duhet te ushtrojne dhune”,- pohohen mjeku psikiater Ariel Como. Sipas tij, ne disa raste, personat jane aq te fuqishem sa duhen edhe 10 uniforma blu per t’i ndaluar. Kurse per pjesen tjeter, ata qe arrijne te pranojne semundjen, mjekimi ka dhene rezultate mjaft te mira, deri ne sherimin e tyre te plote. Nderkohe persa i perket shperndarjes, femrat jane me te rrezikuara te preken nga depresioni. Kjo per vete faktin se jane me te ndjeshme ndaj fenomeneve dhe stresit. Persa u perket semundjeve te tjera psikike, shperndarja eshte thuajse e njejte si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat. “Fluksin me te madh te pacienteve me depresion e kemi ne stinen e vjeshtes, dimrit apo ne pranvere, apo sic jane tentativat suicidare - vetvrasjet, te cilat kane numrin me te madh gjate muajve prill apo maj, dhe nje pike tjeter ne nentor apo dhjetor”,- pohojne mjeket psikiater. Gjate stines se veres, me te shpeshta jane ankthet dhe gjendjet me prishe te humorit. Keto manifestohen me shenja te ndryshme duke filluar nga te vjellat, ndryshim te tensionit e deri ne aritmi te zemres. Por, ajo qe mjeket nenvizojne, eshte se edhe per keto shqetesime te lehta ka nje ndergjegjesim te popullates per te kryer vizita tek mjeku. Persa i perket shkaktareve, sipas bluzave te bardha ato kane te bejne me jeten qe po kalojne sot shqiptaret, por ne raste te tjera ndikon edhe trashegimia. Faktoret qe ndikoje jane te shumte, nderkohe qe pacientet me te prekur nga keto semundje jane ata qe kane kaluar stres ne pune, pas largimit nga puna, apo edhe nga problemet e ndryshme ne familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›