E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, nga Turqia, mesazhe paqeje politike

ANKARA - Presidenti i Republikes, Bamir Topi, nisi dje viziten zyrtare treditore ne Turqi, i ftuar nga Presidenti i Turqise, Abdullah Gyl. Ky i fundit tha se vendi yne “eshte aleati yne ne Ballkan” dhe shtoi: “Eshte vizioni i Turqise qe Shqiperia te integrohet ne institucionet euroatlantike dhe mbeshtet, perkrah fuqishem edhe prirjen, aspiraten evropiane te Shqiperise. Po ashtu, midis Shqiperise dhe Turqise jane te njejta edhe qasjet per sa i perket ceshtjeve nderkombetare”. Gyl permendi dhe faktin se “kemi investime turke qe kane arritur ne 1.5 miliarde euro ne Shqiperi. Keto jane te shtrira ne disa sektore, ne hekur, ne shendetesi, ne telekomunikacion, ne arsim, ne banka”. Kurse Topi tha se Shqiperia dhe Turqia do te punojne me tej, ne nje bashkepunim shume intensiv per ta forcuar paqen ne rajonin ballkanik.

Presidenti u prit dhe nga kryetari i Asamblese se Madhe Kombetare te Turqise, Cemil Cicek. Topi u ndal ne permbushjen e kritereve dhe te detyrimeve qe rrjedhin nga aspirata e vendit tone per t’u integruar ne Bashkimin Evropian. Presidenti theksoi se “nje klime e qetesuar dhe e stabilizuar politike ne vend, po ashtu dhe nje bashkeveprim dhe koherence e vendimmarrjeve te rendesishme ne kete kuader, do te ishin primare ne kete situate, kur vendi yne pret te marre statusin e vendit kandidat per ne BE”. Ne kete kontekst, Presidenti i Republikes vuri ne dukje se i takon klases politike shqiptare qe te reflektoje me teper ne kete situate duke pare dhe vendosur si prioritare ne agjenden politike dhe interesat madhore te qytetareve shqiptare, sot e per te ardhmen”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›