''E premtja e fundit" në Prishtinë

Kryeqyteti i Kosovës po bëhet gati për ngjarjen e titulluar “E premtja e fundit”.
Bëhet fjalë për një ekspozitë multidiciplinare e inicuar nga Departamenti i Dizajnit Grafik, Fakulteti i Arteve, Universiteti i Prishtinës, që do të mbahet këtë të premte, më 29 mars 2013, duke filluar nga ora 19:00.
Në këtë ekspozitë do të marrin pjesë mbi 50 artistë dhe studentë në të gjitha fushat artistike duke filluar nga dizajni grafik, piktura, grafika, skulptura, murali, fotografia, muzika klasike, performanca, dramaturgjia, filmi, aktrimi, vallezimi, duke përfshirë edhe gastronominë, instalacionet interaktive, VJ-mapping, DJ dhe rock performancat.
Në këtë shfaqje të Artit Publik të gjitha punimet dhe instalacionet do të performohen LIVE dhe do të jenë të vendosura nëpër pop-up galeri (në rrugë, nëpër lokacione të ndryshme rreth sheshit “Nënë Tereza” dhe Universitetit të Prishtinës). Manifestimi do të organizohet katër herë në vit, në katër stinët e vitit, në të premten e fundit të muajit. /Indeksonline/