E Shtunë, 31 Tetor 2026

DJ shqiptar, dashuri me 13 vjeçaren greke

Mario Ajazi është i fiksuar pas muzikës, sidomos asaj hip-hop, orët e natës i kalon nëpër pube dhe diskoteka, vera është edhe më e gjatë për të, pasi Kavala në Greqi ku gjendet, është zonë e njohur turistike.

Është vetëm 23 vjeç, por pasionet i ka të mëdha ashtu si edhe fantazitë. Faqen e tij në Facebook, e kishte mbushur plot me foto provokuese për femrat, ku lundron në para.Foto, që ndoshta kanë nxitur fantazinë e të miturës që u dashurua marrëzisht pas tij.

Historia e 23 vjeçarit shqiptar dhe vajzës 13 vjeçare Kristina Krassa nga Spata e Greqisë, beri buje te madhe.

Ajazi u zbulua në një pyll ku qëndronte i fshehur deri pesë ditë më parë, në Lutra Elefteron të rajonit Kavala.

Hetimi nxori se vajza 13 vjeçare nga qyteti Spata, kishte udhëtuar javën e kaluar e vetme, nga Athina për në Kavala, për të takuar djalin shqiptar, Marion i cili jeton dhe punon si DJ në zonën e Kavalës, shkruan ''Shekulli''.

Flirti mes Kristinës dhe Marios kishte nisur prej dy vjetësh përmes rrjetit social Facebook. Dashuria mes tyre ishte ndezur shumë dhe po aq shumë edhe dëshira për t’u takuar dhe qëndruar në krahët e njëri-tjetrit.

Mario ka treguar se ai nuk e kishte rrëmbyer dhe as mbajtur peng Kristinën. Përkundrazi, e kishte mirëpritur kur ajo erdhi ta takonte dhe të çmallej me të. Për më tepër, ishte përpjekur ta mbante mirë. I kishte kërkuar pronarit të tij, ushqim të ngrohtë që të hante vajza.

Mbrëmjen e së premtes, një numër forcash policore kanë pushtuar pyllin Lutra në Kavala, aty ku edhe gjendeshin djali dhe vajza.

Duke parë një situatë të tillë, Mario ka vendosur të vraponte për të mos rënë në prangat e policisë, pasi dy vjet më parë kishte marrë një kufizim qëndrimi në Greqi për disa vite për kundravajtje penale pasi ishte dyshuar për posedim sasie të vogël lënde narkotike. Duke pasur frikë se mund ta ndëshkonin se ishte rifutur në Greqi, djaloshi ka rendur në drejtim të paditur.

Policia e ka shoqëruar Kristinën në spital ku mjekët thanë se gjendja e saj fizike ishte mëse e mirë. Policia ka vazhduar kërkimet dhe ka kapur edhe djalin të cilin e arrestuan. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›