E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anxhela krahas Berishës, për Kombëtaren

Modelja e njohur shqiptare Anxhela Martini, ka ateruar sot në Shqipëri, për të përcjellur nga afër ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Norvegjisë.

Ajo mori pjesë sonte në mbrëmjen gala të rinjve " Tirana Teens" të roganizuar në një nga pubet e kryeqytetit shqiptar.

Ne kete mbremje ishte eshte kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha,  i cili shoqërohej në këtë aktivitet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Luzim Basha/
Gjatë fjalës së tij, Berisha  përshëndeti të rinjtë për këtë nismë teksa i uroi fitore dhe Kombëtares shqiptare, e cila luan nesër ndaj Norvegjisë.

“ Guximi është themel i çdo suksesi, gjithnjë fitojnë vetëm ata që guxojnë. Urimet ia bëmë njeri-tjetrit, tani gjithë së bashku kombëtares tanë dhe kapitenit Lorik Cana dhe të gjithë ekipit që udhëheq dhe drejton, fitore”, transmeton BW te jete shprehur Berisha, pasi i dha çmimin gjimnazit "Ismail Qemali” si shkolla më e mirë në art dhe sport./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›