E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet vrasësi i nënës së Elsa Lilës

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur verdiktin përfundimtar për Albenc Ago, i dyshuari për vrasjen e nënës së Elsa Lilës,  Eva Vishajt në ’97.

Gjykata vendosi dënim 20 vjet burg  pasi ai u gjet fajtorë për vrasjen, njoftojne mediat shqiptare. Ago u dënua në 2005 në mungesë, dhe pasi u ekstradua nga Italia, procesin e gjykimit e ndoqi drejtësia shqiptare, që vetëm dje dha versionin përfundimtar. 

Nëna e Elsa Lilës është vrarë në vitin 1997 me një plumb në sy. Ajo është rrëmbyer nga Ago, dhe para vrasjes më plumb ai e ka keqtrajtuar me sende të forta. Trupi i pajetë i Eva Vishaj u gjet në kilometrin e 29-të të aksit rrugor Tiranë – Elbasan, pikërisht në afërsi të fshatit Gracen. Në 2005 u identifikua autori. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›