E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cocciante do të dekorohet nga Nishani

Elhaida Dani, e cila bëri jehonë në mediat shqiptare dhe ato italiane me zërin e saj, nesër kthehet në atdhe bashkë me mentorin e saj, Rikardo Cocciante.

Kantautori i mirënjohur italian, Cocciante, vjen me ftesë të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, Visar Zhiti dhe nën kujdesin e lartë të Kryeministrit Sali Berisha, është ftuar për një vizitë zyrtare kantautori i mirënjohur italian Cocciante, emblemë e muzikës së sotme italiane, mentori që i dha një mbështetje të fuqishme këngëtares sonë Elhaida Dani, fituese e “Voice of Italy”. 

Ai ka marrë ftesën në shenjë falënderimi për mbështetjen e fuqishme këngëtares Elhaida Dani, fituese e “The Voice of Italy”. 

Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani  do të mbërrijnë në Tiranë nesër më datë 7 qershor, ku do të priten nga autoritetet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve. 

Ditën e shtunë datë 8 qershor në mjediset e Presidencës,kantautori do të dekorohet  nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, si dhe pritet të ketë një takim me kryeministrin Sali Berisha. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›