E Shtunë, 31 Tetor 2026

Theo Walcott vë në dyshim seksualitetin e tij?

Me sezonin futbollistik që ka përfunduar, kjo është periudha në të cilën futbollistët shkëputen për të shijuar pushimet e tyre. Nuk bën përjashtim as Theo Walcott, i cili përjetoi një vit të vështirë dhe të mbushur me dëmtime në radhët e Arsenalit.

Megjithatë, ajo që bën përshtypje tek 24-vjeçari i përfaqësueses angleze, është fakti që në Los Anxhelos, ku ai ka shkuar për t’u relaksuar, gruaja e tij bashkëmoshatare, Melanie Slade nuk dukej gjëkundi.

Jo vetëm kaq, por Walkott tregoi një afrimitet të tepruar me dy miqtë me të cilët frekuentoi një pishinë. Ai u fotografua me shokun e skuadrës, Kieran Gibbs, në një kontakt të vazhdueshëm fizik, në disa raste gati gati i pavend,sipas TCH.

Shoqëruesi i dytë, vëllai i Kieran, gjithashtu u tregua shumë i afërt me Walcott, i lindur nga lidhja e nenes se tij britanike, me babain xhamajkan.  24-vjeçari, prej dy vitesh i martuar, ka me bashkëshorten e tij, Melanie, një lidhje të nisur që kur ishin të dy vetëm 15 vjeç./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›