E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekselenca hiqen kufizimet per studentet

Nuk do te kete kufizime per numrin e studenteve qe perfitojne nga fondi i ekselences. Kete garanci dha dje kryeministri i vendit Sali Berisha gjate ceremonise se shperndarjes se Fondit te Ekselences per 42 studente shqiptaret te cilet jane pranuar te studiojne ne nivele te ndryshme akademike ne disa prej universiteteve me te mira te botes. Duke i pershendetur fituesit e ketij fondi Berisha u shpreh se pergatitja dhe mbeshtetja e tyre eshte nje nga perparesite me madhore te qeverise dhe se ajo do te beje cdo gje per te mbeshtetur krijimin e nje elite e cila duhet te jete ne lartesine e kohes. Une ju garantoj se nuk do te kete asnje kufizim per kete fond. Ate do ta perfitojne te gjithe ata qe do te arrijne ta meritojne ne baze te kritereve. Dhe nga ky fond nuk do te perfitojne vetem studente te universiteteve te Shqiperise apo gjimnaziste te Shqiperise por edhe studente e gjimnaziste shqiptare kudo qe ndodhen ne Kosove ne Mal te Zi ne Maqedoni ne Presheve ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne Itali e kudo tha kryeministri. Plot 1180 studente do te mund ndjekin masterat profesionale me kohe te pjesshme. Qeveria miratoi dje vendimin qe cakton edhe tarifat e studimit si dhe kriteret e aplikimit. Per keto programe mund te aplikoje cdo shtetas shqiptar qe zoteron nje diplome universitare se paku Bachelor te fituar brenda ose jashte vendit te barasvlershme me te. Jane caktuar gjithashtu tarifat e shkollimit per 90 kredite dhe tarifat e shkollimit per cdo kredit per aplikantet qe do te regjistrohen ne vitin e pare. Do te perjashtohen nga tarifa e shkollimit aplikantet qe fitojne te drejten per te studiuar ne nje program studimi te ciklit te dyte me kohe te pjesshme dhe edukim ne distance ne institucionet publike te arsimit te larte te cilet u perkasin disa kategorive sociale. Studenti i nenshtrohet tarifes se shkollimit per nje lende sa here e frekuenton ate. Nderkaq studentet e shkelqyer nuk e paguajne kete tarife.

Master profesional

. 1040 kuota e pranimeve te reja ne programet e studimit te ciklit te dyte me kohe te pjesshme

. 40 kuota per transferim studimesh

. 60 kuota per shqiptare nga trojet jashte kufijve te vendit dhe
shtetas te huaj

. 40 kuota per te perndjekurit politike

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›