E Diel, 1 Nëntor 2026

DOSSIER/ Gjashtë votat e Fatos Nanos që shpallën president Bamir Topin

Share

Nga Luljeta Progni

studimepolitike.com

 

Kandidimi i Nanos, refuzimi i Ramës e Ilir Metës. Negociatat e dështuara mazhorancë-opozitë. Kandidatura e Topit dhe presioni ndaj Berishës, takimi me 20 deputetët demokratë në Vlorë

Bamir Topi nënkryetar i PD, Fatos Nano, ish-kryetar i PS dhe Neritan Ceka, kryetar i PAD, ishin tri kandidaturat zyrtare që hynë në garë në raundin e katërt të votimit për zgjedhjen e presidentit, në vitin 2007, pas dështimit të tre raundeve të para. Kushtetuta përcaktonte, se presidenti zgjidhej me 84 vota në pesë raunde votimi. Në rast se nuk mund të zgjidhej një president me 84 vota në pesë raunde, atëherë vendi shkonte në zgjedhje të parakohshme. Partia Demokratike kishte dy vite që qeveriste në koalicion me partitë e djathta, por nuk kishte numrin e nevojshëm të votave (84) për të zgjedhur presidentin e vendit. Partia Socialiste, në opozitë, ishte në koalicion me partitë e majta, ndër të cilat edhe LSI, e cila ishte faktor më i rëndësishëm se partitë e tjera të vogla nga të dy krahët. Opozita e bashkuar i kishte votat e nevojshme për të bllokuar zgjedhjen e presidentit dhe për pasojë për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

Bamir Topi u propozua zyrtarisht si kandidaturë e mazhorancës demokrate, megjithëse në disa momente vihej re lëkundja e kryeministrit Berisha.

Fatos Nano u vetëshpall kandidat për president, pa mbështetjen zyrtare të PS, por kishte mbështetjen e një grupi të konsiderueshëm deputetësh socialistë.

Neritan Ceka ishte kryetar i PAD dhe u shfaq si një kandidaturë e propozuar nga partitë e vogla të koalicionit të djathtë dhe u zyrtarizua në raundin e katërt me firmat e deputetëve të djathtë. Kjo e fundit u vlerësua si kandidaturë e domosdoshme në momentet kur dukej se procesi po dështonte dhe vendi mund të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Zhvillimet në Partinë Socialiste dhe rruga e Nanos drejt kandidimit

Kur dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë në shtator të vitit 2005, Fatos Nano, u largua duke lënë pas hijen e një lideri historik, që do të bëhej shpesh pengesë për rrugën e pasardhësit të tij në krye të PS. Në kongresin e jashtëzakonshëm të PS në nëntor 2005, Edi Rama kandidoi për kryetar të kësaj partie. Kishin kaluar vetëm dy-tre muaj, qysh kur Nano kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit, por vazhdoi të isht aktiv nëpërmjet deklaratave në media, ku përcilleshin akuza të forta për Edi Ramën e Gramoz Ruçin. Në distancë, Nano ndikoi zhvillimet e këtij kongresi, duke dëshmuar mbështetjen e fortë që vazhdonte të kishte në radhët e partisë që kishte drejtuar për 15 vite. Mbështetësit e Nanos në PS arritën që ditën e  parë të kongresit, ta rrëzojnë platformën e Edi Ramës për drejtimin e PS dhe koston për këtë humbje e mori Gramoz Ruçi. Me pushtetin e padiskutueshëm që gëzonte dhe gëzon në strukturat e PS dhe në bazën e saj, Gramoz Ruçi mori përsipër ecurinë e zhvillimeve të ditës së dytë të kongresit, nga ku dhe doli kryetar Edi Rama. Ishte një periudhë zhvillimesh shumë intensive në PS. Lideri i saj historik kishte lënë partinë dhe në krye të saj tashmë ishte Edi Rama, i konsideruar nga opinioni si një figurë politike komplekse. Qysh në fillim PS u nda në dysh: në pro dhe kundër Ramës, apo kundër dhe pro Nanos. PS ishte një parti me një kulturë specifike, sa i përket zhvillimeve të brendshme të saj. Lufta midis grupeve kundërshtare në këtë parti vlerësoj nga vetë socialistët, si demokraci e brendshme. Për Edi Ramën dhe synimet e tij politike në krye të PS dukej e vështirë, që kjo parti të bëhej aq shpejt zap. Prezenca e Nanos ndjehej sa herë që kishte zhvillime të rëndësishme dhe sa herë Ramës i duhej të dëshmonte fuqinë e tij në krye të partisë.

Në zgjedhjet vendore të 18 shkurtit 2007, pasi kishte qenë dy vjet në krye të PS, Edi Rama rikonfirmoi për të tretën herë mandatin e tij në krye të bashkisë së Tiranës, por edhe një fitore të rëndësishme në qytetet kryesore të vendit. Ky ishte padyshim një moment mjaft i rëndësishëm për karrierën e tij politike dhe përforcoi fuqinë e tij në krye të socialistëve. Deri atëherë dyshohej për vazhdimësinë e mandatit të tij, kjo për shkak se në PS ishte një grup i konsiderueshëm deputetësh e zyrtarësh të forumeve të rëndësishme, që ishin shprehur publikisht si mbështetës të Nanos.

Gjatë këtyre dy viteve Nano kishte nxjerrë shpesh pengesa në rrugën e Ramës dhe erdhi momenti kur ky i fundit do të kishte rastin për tia shpërblyer, pikërisht në korrik 2007, kur parashikohej zgjedhja e presidentit të republikës. Në pranverën e këtij viti, Fatos Nano deklaroi se do të kandidonte për president. I duhej medoemos mbështetja e partisë së tij dhe ishte radha e Edi Ramës për tu hakmarrë. Ashtu ndodhi. Edi Rama nuk dha asnjë shenjë mbështetje për kandidaturën e Nanos, madje as kur ky i fundit i shtriu dorën e bashkëpunimit, në shkëmbim të mbështetjes së kandidaturës për president. Situata nuk e favorizonte aspak Fatos Nanon.

Edi Rama nisi në maj turin e takimeve me krerët e partive parlamentare, ku diskutohej për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Takimi i parë i Ramës, si kryetar i PS, ishte me kryetarin e PR, Fatmir Mediu. Pas një bisede për më shumë se një orë, në zyrën e Fatmir Mediut, asokohe ministër i mbrojtjes, dy protagonistët kishin biseduar për zhvillimet politike dhe veçanërisht për zgjedhjen e presidentit, bisedë e konfirmuar nga kryetari i PR Fatmir Mediu. Pak ditë më pas, më 28 maj, Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarin e PDK Nard Ndoka, parti aleate me PD në koalicionin qeveritar. Ndoka mbante në atë kohë postin e ministrit të shëndetësisë. Pas takimit, Rama u shpreh se do të pranonte të ulej në bisedime në tryezën e partive parlamentare për zgjedhjen e presidentit, vetëm në rastin kur mazhoranca do të kishte zgjedhur një tjetër kryeministër. Por një tjetër kusht i Ramës kishte të bënte më paraardhësin e tij në postin e kreut të PS. Fatos Nano i vetëshpallur si kandidat për president, ishte përjashtuar nga Rama si kandidaturë qysh në nisje të negociatave të tij me partitë e vogla, aleate me PD në koalicionin qeveritar. Rexhep Meidani, ish-president i parë i socialistëve në vitin 1997-2002, deklaroi se shanset e kandidimit të Nanos lidheshin vetëm me Berishën. Ai përjashtoi mundësinë e kandidimit të Nanos për president nga e majta, duke kujtuar se bilanci i gabimeve dhe meritave të Nanos në kampin e majtë dilte negativ dhe për pasoje shanset e tij për president lidheshin vetëm me Berishën. Nano nuk mund të dalë kandidat nga grupi i tij, pasi ka edhe një grupim brenda grupit parlamentar, pra nuk mund të dalë nga e majta. Detyrimisht duhet të mbështetet në shumicë nga mazhoranca e sotshme, pra varet nga vullneti politik i Sali Berishës, që Nano të dalë president apo jo.

Kundër kandidimit të Nanos ishin edhe aleatët e PS, kryesisht Ilir Meta.

Partia Socialiste në opozitë, drejtonte asokohe koalicionin e majtë, në të cilin ish

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›