E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Na duhet konsensusi, të vendosim interesin kombëtar mbi atë politik

Share

Kryetari i PS tha se si kryeministër i ardhshëm i vendit do donte që Shqipëria ta kishte statusin kandidat. Duke komentuar editorialet e tij, Rama tha se do vazhdojë ta lërë pak pa gjumë Berishën

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi pas takimit të kryesisë se ata janë unanimë në qëndrimin se vendit i duhet një president konsensual për të marrë statusin e kandidatit për në BE. Dëshiroj që të vazhdoj të përsëris të njëjtin mesazh, bazuar në të njëjtin qëndrim të rikonfirmuar unanimisht nga Kryesia e Partisë Socialiste; se sot ajo çka na takon të bëjmë dhe ajo çka besojmë se u takon të bëjnë të gjitha palët është të vendosin interesin kombëtar mbi çdo interes tjetër politik. Interesi kombëtar sot përputhet, qartësisht dhe plotësisht, me domosdoshmërinë që Shqipëria të mos mbesë për të tretën herë rresht në provimin e vjeshtës në Bruksel. Është e pandodhur në historinë e procesit të integrimit, të vendeve të dala nga regjimet represive komuniste, drejt Europës së Bashkuar, që një vend të damkosë veten e vet me tre dështime radhazi. Kjo do të ishte një fatkeqësi e shkruar jo nga dora e Zotit, as nga dora e shtrirë e Familjes Europiane drejt nesh, po nga vetë dora e politikës shqiptare në dëm të popullit shqiptar dhe të ardhmërisë europiane të Shqipërisë, tha Rama

Kryetari i PS përsëriti se si kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë do donte që vendi të ishte me statusin kandidat, për të mos u përballur me të papriturat që sjell kriza në Europë.

Europa sot është e sëkëlldisur nga një krizë e hapur në trupin e saj, në Greqinë fqinje, me simptoma të shfaqura qartë edhe në vende të tjera të Jugut të BE. Ne nuk mund të parashohim se si do të jetë Europa e vitit 2013. Gjasat janë që kjo krizë të përshkallëzohet. Dhe, një Familje Europiane e përfshirë në dinamikën e kësaj krize nuk do ta kishte më vëmendjen që ka sot për të bërë gjithshka mundet që Shqipëria të afrohet më shumë. Nëse nuk e kapërcejmë këtë moment do të nënshkruajmë fatkeqësisht, e këtu përgjegjësia do të jetë e përbashkët, por sigurisht shumë më tepër e atyre që nuk do ta bëjnë hapin e këtij kapërcimi, izolimin e Shqipërisë me duart e klasës politike. Do të gjendeshim në një situatë në të cilën pavarësisht se si ne mund të veprojmë vëmendja e Europës do të ishte mjaft më relative se sot dhe problemet ekonomike e sociale, që sot janë përditë e më të mprehta dhe që nesër do ti kemi përpara për tu përballur me to, do të na vendosnin në një sfidë shumë të vështirë. Partia Socialiste do të qeverisë Shqipërinë vitin e ardhshëm. Si kryetar i saj, si njeriu që vitin e ardhshëm me votat e shqiptarëve do të kem përgjegjësinë për të drejtuar qeverinë e këtij vendi dëshiroj ta nënvizoj se na duhet një Shqipëri me statusin e vendit kandidat në BE për të bërë të mundur që të gjitha telashet e mëdha që do të trashëgojmë nga keqqeverisja e sotme ti përballojmë jo vetëm dhe jo larg vëmendjes e mundësive për tu ndihmuar konkretisht nga Europa, tha Rama.

Ai deklaroi se megjithatë konsensusi është pranë.

Thënë këto unë vazhdoj të besoj se mundësia për konsensus është shumë afër. Vazhdoj të besoj se pikëtakimi mes qeverisë dhe opozitës në funksion të konsensusit nuk është as i pamundur, as i paarritshëm, po përkundrazi është afër. Padashur të përqendrohem sot tek gënjeshtra e zakonshme, fiziologjike, e ditës, e kryeministrit kur u hap tuneli mes Tiranës dhe Elbasanit, dëshiroj të shoh anën pozitive të ngjarjes së sotme. E, të them se pikërisht ashtu sikundër shumë pak gjë e ndante sot njërin krah me krahun tjetër, shumë pak gjë e ndan edhe qeverinë me opozitën sot për të hapur dritën në tunelin e një krize që duhet të mbarojë. Për ti hapur rrugë një procesi dakordësimi përmes dialogut, përmes mirëkuptimit, përmes vendosjes së interesit kombëtar të Shqipërisë në këtë moment historik edhe për ato tre pikat e tjera të nënvizuara prej nesh, po jo të shpikura prej nesh. Të vendosura në tryezën e politikës shqiptare nga Familja Europiane në mënyrë që përpara përfundimit të këtij sesioni të Kuvendit të Shqipërisë të kemi mundësinë ti drejtohemi Familjes Europiane, të gjithë së bashku, qeveria dhe opozita, uroj me mbështetjen e Presidentit të ri konsensual dhe ti kërkojmë që shqiptarët të marrin atë që meritojnë, pavarësisht nëse klasa politike për një periudhë të gjatë nuk ka arritur të bëjë detyrën e saj dhe pavarësisht se kush ka më shumë përgjegjësi apo kush ka më pak përgjegjësi, sepse nuk është kjo llogaria e këtij momenti. Llogaria e këtij momenti është llogaria me funksionimin e shtetit shqiptar, me funksionimin e demokracisë në Shqipëri, me funksionimin e ekonomisë, me funksionimin e shoqërisë.

 

Prisni në orët në vazhdim të merrni një ftesë nga kryeministri Berisha për tu ulur përsëri në një tavolinë negociatash. Dhe pyetja e dytë. Nëse në raundin e katërt dhe të pestë do të kemi një president jo konsensual, pa konsensusin e Partisë Socialiste, a do të votojë Partia Socialiste për Reformën Zgjedhore dhe atë Parlamentare?

Ne jemi pakica. Nëse do të ishim shumica nuk do të ishim ngritur nga tavolina pa i dhënë zgjidhje bashkë me pakicën këtij problemi. Por, si opozitë jemi të gatshëm në çdo moment, mirëpresim çdo ftesë, në çdo format, për të gjetur, përmes çdo forme komunikimi dhe dialogu, zgjidhjen. Është zgjidhja që na intereson, nuk kemi asnjë qëllim tjetër. Përsa i përket dy reformave të tjera ato janë po ashtu shumë të rëndësishme. Reforma Zgjedhore është prioriteti i prioriteteve në renditjen e detyrave të shtëpisë që na ka vënë përpara Bashkimi Europian. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë guri u fundit i provës për të merituar përqafimin krahëhapur të Bashkimit Europian. Sigurisht, që zgjedhjet janë vitin e ardhshëm, reforma duhet bërë sot. Por, një reformë e dakordësuar, e cila vendos në Kodin Zgjedhor ato garanci të shkruara që i japin mundësi njerëzve të jenë më të lirë dhe më besimplotë tek procesi zgjedhor, është padyshim një garanci më shumë për Familjen Europiane. Unë jam i bindur se në rast se ne kapërcejmë me sukses këtë test, mos harroni që ka një moment të rëndësishëm të nënvizuar vijimësisht, por të artikuluar me shumë saktësi nga komisionari Fyle në komunikimin tij të fundit me mua dhe me kryeministrin përmes letrës, ku thuhet qartë që vetë vullneti politik mes palëve është rekomandimi më i fortë i raportit të ODHIR-it dhe njëkohësisht është një rekomandim i përsëritur i Bashkimit Europian në të gjitha progres raportet.

Pas tërheqjes së z. Zaganjori duket se kandidati i vetëm që është në garë tashmë i vetë-ofruar, është z. Nano. Nëse negociatat midis jush dhe PD-së nisin përmes procesit dhe emri i tij vjen në tryezë, kush do të jetë qëndrimi i PS-së?

Jemi shumë koherent, shumë transparent dhe shumë të qartë. Ne duam konsensus dhe konsensusi gjendet në komunikimin që mundëson dakordësinë mes palëve. Kjo do të thotë se ajo çka është primare ësht

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›