Nesër takimi me Berishën? Rama: Jemi të hapur për konsensus
Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka nisur pasditen e sotme punët për të zhvilluar një takim të dytë me kreun e PD- së, Sali berisha.
Mësohet se socialistët kanë mandatuar kreun e grupit parlamentar, Gramoz Ruçin, për të negociuar pasditen e sotme me homologun demokrat Astrit Patosi për të gjetur një president konsensual. Pritet që nga takimim mes tyre të arrihet një konsensus për zhvillimin e një takimi të dytë mes dy krerëve.
Paraditen e sotme kreu i opozitës Rama ka deklaruar se opozita është e hapur për të komunikuar në çdo kohë më mazhorancën, në mënyrë që të zgjidhet një president konsensual.
Gjatë një takimi me gazetarët ai u shpreh se situata është drejt zgjidhjes dhe po punohet që vendi të marrë statusin e vendit kandidat.
“Sot ka rëndësi funksionimi i shtetit shqiptar, funksionimi i ekonomisë, funksionimi i shoqërisë për ta bërë Shqipërinë që të marrë një frymëmarrje të lehtësuar. Ne jemi gati për cdo lloj komunikimi për të arritur zgjidhjen.Të arrijmë zgjidhjen me qëllim që në fund të këtij sesioni parlamentar t’i kërkojmë Komisionit Europian atë që shqiptarët meritojnë, pavarësisht vonesave të klasës politike”,- tha Rama.
Më tej ai ka thënse se opozita kërkon që të jetë pjesë e dialogut ku në mënyrë konsensuale të zgjidhet një president ideal për vendin.
Jemi shumë transparentë dhe të qartë ne duam konsensus dhe konsensusi gjendet në komunikimin që mundëson dakortësimin mes palëve që do të thotë se ajo cka është primare dhe e con para këtë proces është venia në dispozicion e numrave në parlament dhe asnjë devijim. Ne nuk kërkojmë asnjë ekskluzivitet në autorësinë e emrit të mundshëm që mund të përbëjë një proces dialogu duam mundësinë që të jemi bashkëautorë dhe bashkëpërgjegjës për presidentin apo presidenten që do të zgjedhim. Palët të operojnë në harmoni me interesin që i ul në tavolinë ku pa dyshim e nxjerrin emrin e presidentit. Është vetëm cështje vullneti politik- vijoi Rama.
Pak minuta para konferencës ai zhvilloi një takim me kryesinë e PS- së, ku edhe aty u deklarua se opozita nuk është e gatshme të propoaojë një kandidat për president, por do të mbetet në pritje të propozimeve nga mazhoranca, me shpresën se ky tashmë do të përmbushë kriteret për të qenë i pranueshem nga të dyja palët.
Kryesia e PS vendosi që të mos ketë propozime nga opozita por të negociohet mbi bazën e propozimeve të mazhorancës. Tashmë pritet një takim mes dy kryetarëve të grupeve parlamentare, Ruci e Patozi, për të parë se cilët do të jenë emrat e rinj që do të hidhen në merkaton prersidenciale.
