E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e presidentit, takim Berisha-Rama të dielën?

TIRANE- Nderkohe qe na ndajne edhe dy ditë nga raundi i katert për zgjedhjen e presidentit te ri, flitet per nje takim te mundshem mes kreut të maxhorancës Sali Berisha dhe kryesocialistit Edi Rama.

Ndonese nuk ka nje konfirmin zyrtar te takimit, mediat raportojne sot se ai me shume gjase do te mbahet diten e neserme.

Ka qene vete kreu i LSI-se sot ne mesdite qe rpanoi se do te behen perpjekje per vijimin e negociatave per presidenin konsensual, duke thene se nje takim Berisha-Rama do t’i jepte rruge zgjedhjes se presidentit diten e hene.

Takim qe sipas tij, me shprese do te ndodhe diten e diele. Me pas, vete kreu i PS-se, Edi Rama ne nje komunikim me median pas mbledhjes se kryesise beri me dije se eshte i gatshem per dialog dhe mirepret cdo ftese per arritjen e nje marreveshjeje per presidentin konsensual.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›