E Shtunë, 31 Tetor 2026

DPEC: Avionë italianë dhe turk, operacione për shuarjen e zjarrjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile njoftoi se, në bazë të marrëveshjes me Mbrojtjen Civile të Italisë, një avion tip Canadair italian po kryen operacione për shuarjen e zjarreve në territorin e vendit tonë.
 

Konkretisht falë këtyre operacioneve është mbyllur sot vatra e rrezikshme e zjarrit në Pish Poro të Vlorës. Ky avion do të operojë edhe në masivin pyjor të Moravës në Qarkun e Korçës, ku është aktive një vatër problematike zjarri.
 

Ndërkohë falë bashkëpunimit me Ambasadën e Turqisë, sot një avion Canadair turk po operon në Veri të Shqipërisë për shuarjen e zjarreve në Parkun Kombëtar të Lurës dhe në territorin e Qarkut të Kukësit. Operacionet nga ajri do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme, ndërkohë që situata e rënies së zjarreve është lehtësuar ditën e sotme kur janë aktivë vetëm 10 zjarre problematike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›