E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta anti-drogë, Shqipëri-Rusi, marrëveshje bashkëpunimi

Lufta ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës bashkon Shqipërinë në një marrëveshje me Rusinë. Në marrëveshjen e nënshkruar nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani si dhe shefi i shërbimit federal të andidrogës në Rusi parashikohet shkëmbimi i informacioneve të ndërsejllta për luftën ndaj narkotikëve.

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani duke vlerësuar vullnetin politik të dy palëve për nënshkrimin e një marrëveshje mjaft të nevojshme për luftën ndaj një të keqeje të madhe për qytetarët, deklaron se përvoja bashkëpunuese ka qenë rezultative.

Nga ana e tij shefi i shërbimit të antidrogës në Rusi, Viktor Petrovic Ivanov u shpreh se kjo është një marrëveshje e domosdoshme për luftimin e narkotrafikëve për vet pozitën strategjike që mbart Shqipëria në ballkan.

Viktor Ivanov është pritur edhe nga kryeminsitri i vendit Berisha, i cili ka vlerësuar bashkëpunimin midis dy vendeve në fushën e një aktiviteti kaq të përhapur kriminal siç është ai i narkotikëve. Ndërsa Ivanov ka vlerësuar edhe njëherë si mjaft të rëndësishëm bashkëpunimin me Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›