E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

DPSHTRR: 706 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare u çregjistruan në janar

TIRANË, 12 shkurt/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bëri të ditur se gati 28 mijë mjete i janë nënshtruar kontrollit teknik gjatë muajit janar, nga të cilat 9 mijë nuk e kaluan dot për shkak të defekteve.

Sipas DPSHTRR-së, 706 mjete me moshë mesatare 22-vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë gjatë janarit.

Numri më i lartë i mjeteve që kryen kontrollin teknik u shënua në Tiranë, konkretisht 9817 mjete, ndërsa në Gjirokastër kryen kontrollin teknik vetëm 553 mjete.

DPSHTRR rendit ndër arsyet e moskalimit të kontrollit teknik si mangësitë vizuale e funksionale, sistemin e shkarkimit të gazrave, atë të frenimit, apo drejtimit.

Po ashtu, DPSHTRR sjell në vëmendjen e drejtuesve të mjeteve se ndalohen rreptësisht ndërhyrjet në odometër, ndryshimet konstruktive dhe çdo ndërhyrje tjetër e cila përbën kërcënim për sigurinë rrugore. /j.p/

1 nga 6

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›