E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjiptianet zgjohen me një ?kapitull te ri?

Egjiptianet kane shkruar një kapitull te ri ne historinë e tyre, pas 18 ditëve ne protesta masive, te cilat u finalizuan me dorëheqjen e presidentit Mubarak dhe regjimit te tij 30-vjeçar. Kudo ne rrugët e Kajros ne orët e para pas dorëheqjes se tij, u shfaqen parullat ?Egjipti është i lire? ndërkohe qe qielli është mbuluar nga fishekzjarrët e festes. Qytetaret kërcejnë neper rruge pas përfundimit te protestave pro-demokratike, duke hedhur poshtë tre dekada nen sundimin autoritar te Mubarak. Gjate gjithë mbrëmjes se te premtes, qytetaret kane festuar se bashku me ushtaret egjiptiane, ku nuk kane munguar përqafimet, puthjet, përgëzimet, madje dhe lotët. Qe nga fillimi i protestave ne Egjipt 18 dite me pare, mbi 300 persona kane humbur jetën dhe rreth 4 mije te tjerë janë plagosur. Për Egjiptin 11 shkurti do te mbetet gjate ne histori si një dite e shënuar.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›