E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kantrimen takon Albin Kurtin

Sipas një deklarate nga Lëvizja “Vetëvendosje”, lideri i saj, Albin Kurti, dhe aktivisti Visar Ymeri kanë zhvilluar mbrëmë një takim me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Tomas Kantrimen, e ku ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell.

Në këtë takim, sipas deklarates, është diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë si dhe për negociatat e reja që po përgatiten të ndodhin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në mes te tjerash, thuhet se qëllimi i takimit ishte më shumë informues, ku secila palë i shfaqi pikëpamjet dhe bindjet e veta për problemet politike që ka Kosova dhe zgjidhjet për to.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›