SHBA: Irani te lejoje protestat si Egjipti
Ministri i Jashtëm Iranian, Ali Akbar Salehi, ne një konference për shtyp, pas lajmit mbi dorëheqjen e presidentit egjiptian, Hosni Mubarak, ka përgëzuar popullin e Egjiptit për këmbënguljen e tyre, treguar përgjatë 18 ditëve te protestave masive. Menjëherë pas tij ka reaguar Shtëpia e Bardhe e cila e ka cituar fjalimin e tij si ?fjale boshe?. Shtëpia e Bardhe ka akuzuar qeverinë e Iranit se ka bllokuar informacionin rreth zhvillimeve ne Egjipt sepse i trembet një proteste te ngjashme edhe ne Iran. Uashingtoni zyrtar kërkon nga qeveria iraniane qe te lejoje popullin e saj te protestoje dhe ti komunikoje qeverise, por ne mënyrë krejt paqësore. Ne këtë rast, Shtëpia e Bardhe i referohej demonstratave te vitit 2009 ne Teheran, te cilat u shtypen dhunshëm nga ushtria e vendit.
Shpërndaje