Thaçi: Po angazhohemi për njohje të reja
Prishtinë -Kryeministri Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, theksoi qe qeveria e Kosovës po angazhohet vazhdimisht për më shumë njohje. Sipas tij, njohja e fundit nga Panamaja është rezultat i diplomacisë kosovare në bashkëpunim me miqtë. Ai ka premtuar se do të bëhet shumë shpejt publik raporti i punës njëvjeçare të Qeverisë. Sipas Thaçit, ekzekutivi është i hapur për debat rreth këtij raporti në Kuvendin e Kosovës.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar Projektvendimi për plotësimin e pozitave vakante të Komisionit për Emërime të Larta. Pritet që Presidenti i Republikës të emërojë tre anëtarë të rinj të KELP-it për t'i zëvendësuar ata të UNMIK-ut.