Gjergji: Udhëheqësi i Vatikanit të jetë nga Amerika Latine

Kosova po parapëlqen që udhëheqësi i ardhshëm i Vatikanit të jetë nga Amerika Latine.
Këtë dëshirë, imzot Don Lush Gjergji e shprehu në Klan Kosovë.
Një papa nga Amerika latine do të ndikonte për të mirë në këtë pjesë të botës, ku sipas tij, jetojnë 50 për qind e popullatës katolike të botës.
Gjergji e komentoi edhe dorëheqjen e papritur të Papa Benediktit të 16-të
“Sigurisht që për të gjithë ka qenë befasi e madhe dhe e dhimbshme”, ka thënë Gjergji.
Por duke e komentuar largimin e Benediktit, Gjergji tha se ishte vetë Jozef Ratzinger që e kishte bindur paraardhësin e tij Gjon Palin e 2-të që të mos largohet nga Vatikani./Indeksonline/