E Shtunë, 31 Tetor 2026

DUAM TE JEMI PARTNERE EFEKTIVE ME SHQIPERINE

Shqiperia duhet te krenohet per trajektoren e zhvillimit te saj gjate 19 viteve te fundit. Duke lene pas me shume se kater dekada diktature dhe izolim, vendi ka lulezuar duke shenuar nje rritje te fuqishme dhe te qendrueshme, si dhe ka shenuar permiresime te medha ne fushen e mireqenies sociale. Te ardhurat reale jane trefishuar qe prej vitit 1991, ndersa varferia eshte pergjysmuar per 6 vitet e shkuara. Keto arritje te rendesishme jane produkti i reformave te vazhdueshme strukturore ne ngritjen e institucioneve te tregut ne Shqiperi. Keto arritje jane edhe fryt i nje menaxhimi te mire makroekonomik, nje sektori privat sipermarres, nje media vibrante, nje shoqeri civile ne rritje dhe nje sistem politik pluralist. Vendi ka perballuar nje sere krizash dhe i ka kapercyer ato – te tilla si kriza financiare, trazira civile, moti i keq – madje edhe duke u ofruar ndihme fqinjeve te vet dhe luajtur nje rol stabilizues ne rajon.

Por, siç mund ta shihni edhe nga kriza e fundit boterore dhe financiare, rritja e shqetesimeve per ndryshimet klimatike dhe shpeshtesia e fatkeqesive natyrore, gjithmone do te kete sfida te reja per t’u perballur dhe shume gjera per t’u permiresuar. Megjithate, perfitoj nga rasti per te pergezuar cdo shqiptar per rrugen e zhvillimit dhe hapat e bere.

Ne ne Banken Boterore jemi krenare qe kemi qene bashkeshoqerues te Shqiperise ne keto arritje te rendesishme. Banka Boterore ka financuar afersisht 70 projekte ne Shqiperi qe prej vitit 1991 me nje shume totale prej 1.4 miliard USD. Keto projekte variojne nga rikonstruksione dhe rehabilitime te hershme deri ne zhvillime institucionale, ne pothuajse te gjitha fushat e ekonomise dhe shoqerise – zhvillimit te sektorit financiar dhe atij privat, arsimit dhe kujdesit shendetesor, ujitjes, reformes administrative, energjise, transportit, sektorit te pyjeve dhe mbrojtjes se mjedisit. Me te vertete, per Banken Boterore, Shqiperia eshte historia jone e suksesit me mbeshtetjen e Agjencise Nderkombetare te Zhvillimit, te njohur si (IDA). Duhet t’ju rrefej se personalisht e kam perdorur kete histori te jashtezakonshme suksesi ne punen time te meparshme, kur drejtoja bisedimet me donatoret per te siguruar fonde per IDA-n gjate 6 viteve te fundit.

Tani qe Shqiperia e ka arritur statusin e nje vendi me nivel mesatar te ardhurash, Banka Boterore ka pasur kenaqesine ta kaloje Shqiperine ne grupin e vendeve qe perfitojne financime nga Banka Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim (IBRD), duke ndihmuar keshtu aksesin tashme ne rritje te Shqiperise ne tregjet nderkombetare te kapitaleve.

Ne mendojme se ky eshte nje tregues qe marredhenia midis Bankes Boterore, popullit shqiptar dhe qeverive te njepasnjeshme shqiptare ka qene pergjithesisht nje partneritet shume i suksesshem.

Megjithate, ashtu sic ndodh me te gjitha marredheniet, ka raste kur gjerat nuk shkojne mire. Ne kete pike, dua qe te jem shume i drejtperdrejte per sa u takon ndodhive te vitit te kaluar ne lidhje me Projektin e Menaxhimit te Integruar te Zones Bregdetare. Bankes i vjen shume keq, qe nje inspektim qe synonte te shihte nese Banka u ishte permbajtur ose jo politikave te veta, solli akuza kunder veprimeve te qeverise ne lidhje me kete projekt. Dua te jem shume i qarte se procesi i Panelit te Inspektimit nuk heton veprimet e klienteve tane dhe nuk duhet te interpretohet si i tille. Per me teper nuk pati asnje prove per korrupsion, ne menyre qe Departamenti per Integritetin Institucional te Bankes te kryente hetime te metejshme. Pra, perfundimisht duhet te pranojme qe Banka ka bere gabime ne kete projekt. Ne po punojme qe te sigurohemi qe kjo nuk do te ndodhe ne te ardhmen, ketu apo ne ndonje vend tjeter.

Sot, megjithate, do te doja te perqendrohesha ne te ardhmen. Ne po iniciojme pergatitjen e Strategjise se re te Partneritetit me Shqiperine per vitet 2010-2013 dhe presim te realizojme nje partneritet te fuqishem dhe te frytshem per vitet qe vijne, ndersa Shqiperia perparon ne rrugen drejt anetaresimit ne BE. Ne kemi mbeshtetur shume vende ne rajon, ndersa ato pershkonin rruge te ngjashme dhe besojme se mund t’i ofrojme Shqiperise perfitimin e ketyre eksperiencave, sidomos ne ruajtjen e progresit te bere deri me sot dhe perballimin e sfidave te reja.

Eksperienca historike e fqinjeve tuaj ka treguar se sa i brishte mund te jete zhvillimi nese ai nuk eshte gjitheperfshires nga pikepamja sociale, etnike dhe politike. Ne kete kendveshtrim, Shqiperia dallohet si nje vend qe eshte menaxhuar jashtezakonisht mire ne kete drejtim, duke kontribuar keshtu ne stabilitetin rajonal. Ne fakt, dje pashe nje ikone te mrekullueshme te Onufrit qe tregon se si besimet fetare kane jetuar ne harmoni.

Kriza aktuale financiare dhe ekonomike po na tregon se sa i brishte mund te jete progresi pa mbeshtetjen e fuqishme te nje supervizimi te mire bankar dhe nje politike te shendoshe fiskale. Sigurisht qe aftesia e Shqiperise ne menaxhimin e krizes deri tani eshte deshmi e mesimeve te nxjerra nga e kaluara e vet. Megjithate, ne kushtet kur ndikimi i krizes vazhdon te rritet, ne do t’ju inkurajonim ju te mbaheni fort ne traditen tuaj te nje politike fiskale te shendoshe, te duruar dhe te kujdeshme, gje qe e ka ndihmuar kete ekonomi gjate 19 viteve te fundit te mbetet fleksibel dhe te rritet fuqishem.

Dhe ne perfundim, mesimet e nxjerra nga debatet per ndryshimet klimatike na tregojne sa i brishte mund te jete zhvillimi yne, nese ne nuk kujdesemi per planetin tone. Ngjarjet e diteve te fundit tregojne sa te brishte jemi ndaj ndryshimeve klimatike.

Me lejoni t’u shpreh solidaritetin familjeve qe jane prekur nga permbytjet e medha ne rajonin e Shkodres dhe t’u ofrojme mbeshtetjen tone atyre qe po perpiqen duke zhvendosur familjet dhe gjene e gjalle. Banka nderkaq, eshte duke e mbeshtetur qeverine permes nje paneli nderkombetar ekspertesh, te cilet po ndihmojne KESH-in dhe te tjeret te monitorojne funksionimin e digave. Jemi te gatshem te punojme ne menyre urgjente per te ndihmuar ne rehabilitimin dhe rindertimin e Shkodres dhe zones perreth, ku jane prekur jetet e kaq shume njerezve.

Permes Strategjise sone te re te Partneritetit per Shqiperine, ambicia jone eshte te vazhdojme te jemi nje partner i besueshem dhe efektiv i popullit shqiptar ne kete rrugetim te mrekullueshem drejt prosperitetit. Ne jemi te vendosur te mbeshtesim perpjekjet tuaja per te ndertuar nje Shqiperi gjitheperfshirese nga pikepamja sociale, te menaxhuar mire financiarisht, me nje mjedis te qendrueshem dhe qe do te behet nje anetare me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian.

Duke e mbyllur, me lejoni t’ju falenderoj serish z. Kryeminister, ju dhe koleget tuaj ne qeveri per mikpritjen e shkelqyer dhe komentet e dobishme qe me keni ofruar gjate vizites sime te shkurter. Mezi pres te vazhdoj bisedimet me kabinetin tuaj, perfaqesues te shoqerise civile dhe sektorit te biznesit.

*FJALA E ZEVENDESPRESIDENTIT TE BANKES BOTERORE,
PHILIPPE LE HOUEROU, MBAJTUR NE MBLEDHJEN E KESHILLIT TE MINISTRAVE
14 JANAR 2010

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›