E Shtunë, 31 Tetor 2026

DV: Manipulim ne Skenderaj e Drenas

Koalicioni i organizatave joqeveritare "Demokracia në Veprim" ka bërë publikimin e rezultateve të pjesshme preliminare për 51.8 % të vendvotime në Kosovë, ku PDK-ja ka pësuar rënie, megjithatë prin me 30, 69 për qind, e pasuar nga LDK-ja me 26.2 për qind, Vetëvendosje! me 12.28 për qind dhe AAK-ja me 10.89 për qind.

Drejtuesi i këtij koalicioni, Ismet Kryeziu, në një konferencë për media të mbajtur të hënën në orën 02:00, tha se vëzhguesit e Demokracisë në Veprim kanë vërejtur se ka pasur manipulim të votave në Skenderaj dhe Drenas, dhe se për pasojë është stopuar futja e të dhënave na këto dy komuna.

Ndryshe sipas këtij koalicioni, nga 51.8 për qind të votave të numëruara, partitë tjera kanë marrë këto rezultate: AKR - 7.85 për qind; LDD - 2.28 për qind, FER - 2.35 për qind dhe 6.64 për qind kanë fituar subjektet tjera. /Telegrafi/



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›