E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje mirekuptimi për thellimin e shtratit te Bunës

Ditën e nesërme do të nënshkruhet marrëveshje mirekuptimi për thellimin e shtratit te Bunës mes palës shqiptare dhe Malit të Zi. Ndërsa Lumi Buna, i vetmi lumë i lundrueshëm në Shqipëri, shpesh here është përfshirë në diskutime, për thellimin e tij, është vëne re dukshëm pas përmbytjeve të këtij fillimviti në zonën e Shkodrës, ku dhe gjeografikisht shtrihet ky lumë.
 

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu pritet që të takoj Ministrin e Bujqësisë të Malit të Zi për të nënshkruar këtë marrëveshje mirëkutimi e cila do të jetë dhe per te riparuar argjinaturat.
Duke u bërë ndërtime afër këtyre argjinaturave, ka ndryshuar dhe klasifikimi, cilësimi i tyre, dikur ishin për të mbrojtur fushat, tani janë për të mbrojtur jetë njerëzish. Në lumin Buna mbrojtjet janë të limituara, pasi ky është një lumë ndërkufitar që i përket dy shteteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›