E Shtunë, 31 Tetor 2026

Da Silva zëvendson Henryn në Arsenal

- Transferi i lojtari te Dinamos Eduardo Da Silva ne Arsenal ka bere qe te harohet ndeshja ndermjet Vllaznise dhe Zagrebit qe ishte top teme ne mediumet kroate.Braziliani me pasaportë kroate, Eduarod Da Silva nënshkroi dje një kontratë katër-vjecare për skuadrën e Arsen Venger, duke u bërë kështu zëvendësuesi i francezit Tierri Henry tek "Gunners". Da Silva, 24 vjec, ka lindur në Rio de Zhainero, por jeton në Kroaci që prej moshës 15-vjecare. Për këtë sezon ai ka qenë golashënuesi më i mirë i Dinamos së Zagrebit. Da Silva shënoi 34 gola në 32 ndeshje për kryeqytetasit, duke u dhënë edhe titullin kampion katër javë para përfundimit të kampionatit.
Pasaporta
Datëlindja:
25.02.1983
Vendlindja:
Rio de Janeiro, Brazil
Shtetësia:
Braziliane/Kroate
Gjatësia:
1.77 cm
Pozicioni:
Sulmues
Skuadra:
Arsenal, (Angli)
Karriera:
CBF Nova Kennedy, Dinamo Zagreb, Bangu Atletico Clube
(i huazuar)
Me D.Zagreb:
104 nd/73 gola
Me kombëtaren kroate:
12 ndeshje/7 gola

Kroatet kujtojne DaSilvan

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›